HEC-et në Osum
Ministria e Industrisë dhe Energjitikës njofton nisjen e procedurave për zgjidhej të njëanshme të kontratës për ndërtimin ...
Ministria e Industrisë dhe Energjitikës njofton nisjen e procedurave për zgjidhje të njëanshme të kontratës për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”. Mbi këtë vendim, MIE ka vënë në dijeni shoqërinë.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka administruar vendimin Nr.01, datë 15.02.2018 të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e cila ka njoftuar pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ “Vendimi për VNM paraprake, Nr.13, Nr.137 identifikimi, datë 26.03.2015″ për aktivitetin instalime për prodhimin e energjisë hidroelektrike për hidrocentralet Bigas 1 dhe Bigas 2”, në pellgun ujëmbledhës “Përroi i Bigasit”, Skrapar.
Gjithashtu, është administruar edhe njoftimi se Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka kërkuar “Inspektimin në terren me qëllim pezullimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve Bigas 1 & Bigas 2 dhe Veleshnje”, deri në vendimmarrjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.Në këto kushte, bazuar në nenin 12 “Zgjidhja e kontratës së koncesionit” të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit”, unformon Ministria.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se mbështet dhe inkurajon zhvillimin e burimeve të reja energjetike, pasi vendi ka potenciale hidrike dhe është përballë sfidave të mëdha me kërkesë energjie gjithnjë në rritje.
Gjithësesi, thekson Ministria, paralelisht me mbështetjen për vepra të reja energjetike projektet duhet të jenë në përputhje me kushtet teknike dhe në harmoni me mjedisin.
Katër ditë më parë , Ministria e Mjedisit anuloi lejen mjedisore për ndërtimin e dy HEC-eve në lumin e Osumit, duke shpallur të pavlefshme vendimin e mëparshëm të Agjencisë së Mjedisit që lejonte ndërtimin e dy HEC-eve Bigas 1 dhe Bigas 2.
Comments (0 posted)
Post your comment