Home | Environment | "Oazi Monet"

"Oazi Monet"

image
Oazi gjendet mes maleve të Sekit, përgjatë portës antike të shenjtorëve të Itadorit...

 

 

 

 

 

 

Nuk ka një emër zyrtar, por e kanë quajtur thjesht “Oazi  Monet” dhe arsyeja është e lehtë: ngjashmëria e jashtëzakonshme me pikturat e kolazhit “Nimfat” të piktorit impresionist francez.

 

Turistët që vizitojnë këtë tempull në qytetin Seki, në prefekturën japoneze të Gifu, mbeten të mahnitur nga uji i kristalë, ngjyrat që e rrethojnë dhe peshqit e shumëllojshëm.

 

E kanë cilësuar një kënd mrekullie në Japoni me shije impresioniste. Ngjashmëria me kolazhin prej 250 pikturash të nimfave është e habitshme. E gjithë hapësira ngjason me një pasqyrë në ujë, ku natyra është dëfryer duke krijuar një atmosferë të ngjashme me kopshtet e Monet, brenda vilës së Giverny, ku piktori francez i kushtoi plot 250 punime.

 

Oazi gjendet mes maleve të Sekit, përgjatë portës antike të shenjtorëve të Itadorit. 

Bukuria e saj piktoreske e ka shndërruar atë në një tempull të famshëm dhe turistët vijnë nga gjithë vendet e botës vetëm për ta vizituar.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00