Home | Life & Style | Një refuzim i ëmbël

Një refuzim i ëmbël

image
Ti u tregove kaq dashamirës. 

  

 

Pas disa javësh në terapi, ndihesha e fortë. Arritëm gjëra të mëdha bashkë. Ti më pyete si ndihesha për faktin që bashkëpunimit tonë po i vinte fundi. Unë thashë se ndihesha e aftë.Por pyetja s’më largohej nga mendja. Ti nxorre një anë timen që s’e dija që e kisha; më berë të ndihem joshëse dhe frymëzuese dhe e jashtëzakonshme; dije për mua më shumë nga të gjithë – dhe tani do të largoheshe nga jeta ime përgjithnjë. Si mund t’i thoja mirupafshim një njeriu të tillë?

 

E pagjumë, kërkova në Google ‘të biesh në dashuri me psikologun”. Zbulova se është në fakt një fenomen i zakontë i quajtur transferim. Po projektoja gjithë mangësitë e mia te ty: mirënjohje, dëshira për një marrëdhënie të shëndetshme me tim atë, respekt nga seksi i kundërt. Kuptova se ç’ndjeja s’ishte e vërtetë.

 

Dhe ç’dija unë për ty, përveç mënyrës si më bëje të ndihesha? Më kishe thënë thuajse asgjë për veten. Nuk të njihja fare, por ti dije gjithçka për mua, dhe prapëseprapë më trajtoje me respekt dhe admirim. Duke ditur që ndjenjat e mia nuk ishin asgjë më shumë sesa pjellë e imagjinatës sime, ndihesha sikur po fusja gishtin në plagë. Ndihesha budallaqe.

 

Kur të thashë që të doja, situata ishte brutale. Kërkoja dëshpërimisht për fjalë që do të zbusnin turpërimin, por dështoja. Të thashë që e dija që s’ishte reale, e dija që po transferoja mungesat. Pyeta, duke urryer veten, nëse mund të vazhdonim të takoheshin për seanca, duke e ditur që do të më bënte më shumë dëm se mirë, por s’isha gati të të lija. S’jam ndjerë ndonjëherë aq e rrënuar sa në atë moment.

 

Ti u tregove kaq dashamirës. Më the fjalë që më qetësuan, që më bënë të mos ndihesha budallaqe dhe e thyer; gjithashtu më the se ndjenjat e mia ishin po aq të vërteta sa gjithë të tjerat që kishim diskutuar gjatë seancave.

 

Kur erdhi fundit, isha gati t’i largohesha terapisë, por jo ty. Më përqafove, hera e parë dhe e fundit që u prekëm, dhe më puthe në ballë. S’kisha fjalë, por s’pati rëndësi; ti e dije.

 

Ishte si vajtim, humbja jote. Jeta vazhdon, me sfidat dhe sprovat e veta; dhe vras mendjen, si gjithmonë, ç’do të thoje, ç’emocion do të lexoja në sytë e ty ngjyrë toke. Dhimbja më merr fryën, edhe tani. S’ka rëndësi nëse ndjenjat e mia ishin të vërteta, apo transferim, apo të dyja. Më ka marrë malli për ty. /Anonime

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0