Dieta dhe shëndeti
Limonët janë ndër frutat më të shëndetshëm...
Kulaç me vaj ulliri
Shija dhe aroma e kulaçit të sapo pjekur nuk zhgënjen asnjëherë për të sjellë pranë tryezës të gjithë familjarët.
Thjeshtësia e kësaj recete do t’ju çudisë, dhe me të drejtë do të kthehet në një nga të preferuarat tuaja.
Duke qenë se përdoret vaj ulliri në vend të gjalpit të shkrirë, kulaçi ka një shije më unike.
Nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe erëzat tuaja të preferuara si rozmarina, rigoni, majdanozi apo nenexhiku.
Kurse për të gjithë ata që pëlqejnë ushqimet pikante, mund t’i shtoni pak piper të kuq djegës ose ta shoqëroni me gjalpë të rrahur me piper të kuq.
Përbërësit
4 gota me miell
Gjysmë luge çaji me sheqer
1 lugë çaji me sodë buke (ose maja të thatë)
1 lugë gjelle me fryrës pjekjeje
1 lugë çaji me kripë
Gjysmë gote uji me vaj ulliri
1 gotë e gjysmë uji me qumësht
Përgatitja
Në një tas përzihet mielli, sheqeri, sodë e bukës dhe kripa.
Shtoni vajin e ullirit dhe përzijeni përbërësit derisa të formohet një brumë i ashpër.
Qumështin mund ta ndani në dy pjesë. Në fillim punojeni me një lugë druri sa brumi ta përthithë të gjithë qumështin.
Më pas kalojeni brumin në tavolinën e spërkatur me pak miell dhe punojeni me duar derisa të lidhet plotësisht.
Vendoseni më pas në një tavë të lyer mirë më vaj ulliri dhe bëni disa prerje me thikë në sipërfaqen e tij.
Futeni në furrë për t’u pjekur për 30 minuta, më pas nxirreni nga furra dhe lyejeni në sipërfaqe me vaji ulliri.
Futeni përsëri në furrë dhe piqeni dhe për 15 minuta të tjera ose derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.
Marinimi i mishit dhe peshkut
Pjekja e mishit dhe e peshkut e ka zanafillën që kur njerëzit filluan të ndezin zjarrin dhe ne, edhe sot e kësaj dite, vazhdojmë të pjekim dhe na pëlqen shumë kjo gjë. Thuhet që mjeshtër të grilës kanë qenë grekët, të cilët përcaktuan dhe tre rregullat e saj: verë, mish dhe femra.
Të kalosh ditën me një grilatë të mirë në kopsht, është e këndshme, pasi është një rast i mirë për t’u mbledhur me miq apo të afërm, kurse zonjat do të kënaqen edhe më shumë, sepse grilata, në përgjithësi, është detyrë e të zotit të shtëpisë.
Era e mishit të pjekur që mbush gjithë kopshtin, bën që të na shkojë goja lëng ende pa u ulur në tavolinë. Ama, që kjo drekë ose darkë të jetë e përsosur dhe të kënaqemi të gjithë, duhet t’u kushtojmë vëmendje disa detajeve. Fillimisht, duhet të vendosim se çfarë do të pjekim: mish, peshk apo perime.
Nëse duam mish të bardhë, fillimisht duhet ta marinojmë, në të kundërt, mund të thahet gjatë pjekjes. Nëse duam të bëjmë grilatë peshku, mund të përdorim çdolloj peshku, përfshirë edhe frutat e detit.
Nuk mund të mungojnë limoni, vaji i ullirit, uthulla, gjethet e rozmarinës, dafina, sherbela, piperi e majdanozi.
Marinimi për mishin e bardhë
Në një tas, përziejmë 130 g kos, 1 lugë të vogël curry, majdanoz të grirë, lëngun e një limoni, piper kokërr dhe një thelb hudhër në copa.
Më pas, hedhim copat e mishit, i përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 2 orë në një mjedis të freskët.
Marinimi për peshkun
Marinimi i zakonshëm: e vendosim peshkun në një enë.
Më pas, shtojmë pak majdanoz të grirë, hudhër të grirë, lëng limoni dhe gjethe trumze (nëse i keni).
Magjia e bimës së karafilit
Bima e karafilit ka gjetur përdorim që para lindjes së Krishtit kryesisht në Indonezi, për të marrë më pas përhapje në Kinë, Filipine, Amerikën Qëndrore dhe në atë të Jugut.
Ai përmban vitaminë A, C, K, Beta karoten si dhe mineralet magnez, hekur, mangan, potasium dhe selenium. Më poshtë do të gjeni disa përfitime nga përdorimi i karafilit:
Lehtëson dhimbjen e dhëmbëve
Nëse keni dhimbje të padurueshme, derisa të shkoni te mjeku vendosni pak karafil të tharë në zonën problematike. Duhet të dini që karafili gëzon veti anestezike lokale.
Ndihmon tretjen
Të pasura me fibra, gonxhet parandalojnë kapsllëkun, ndërkohë që nxisin prodhimin e enzimave ndihmuese përsa i përket realizimit të procesit të tretjs. Që karafili t’ju ndihmojë sa më shumë me tretjen, e mira është ta konsumoni në formë pluhuri ose të përzier me mjaftë.
Forcon sistemin imunitar
Karafili ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut, të cilat luftojnë infeksionet e ndryshme në trup. Po kështu, gonxhet e thara përmbajnë edhe shumë vitaminë C.
Plot me antioksidantë
Falë karafilit mund të ulni kolesterolin dhe presionin në gjak, të përmirësoni funksionimin e arterieve dhe rritjen e jetëgjatësisë.
Shumë i këshillueshëm për kockat
Karafili përmban elemente të caktuara që sigurojnë shëndetin e kockave dhe rritjen e dendësisë së tyre.
Veti kundërbakteriale
Sipas një studimi në Buenos Aires, vaji i karafilit mban larg baktere si E. Coli ose staphylococcus. Këshillohet që për 21 ditë të realizohet gargare bimore me vaj karafili dhe borziloku, si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e gojës.
Ndihmon gjithashtu:
– Në çlirimin e gazrave
– Dhimbjen e fytit
– Luftimin e artritit dhe osteoporozës.
Limoni
Limonët janë ndër frutat më të shëndetshëm të planetit, pasi ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Ata kanë veti të fuqishme antibakteriale dhe antivirale, dhe era e tyre trajton në mënyrë efektive depresionin.
Këta fruta janë burim i pasur i antioksidantëve, hekurit, bakrit, kromit, magnezit dhe vitaminave C, E dhe A.
Lëngu i limonit pastron kokën dhe trajton problemet e lëkurës, siç janë: pikat e zeza, shenjat dhe aknet.
Nëse copëtoni disa limonë dhe t’i mbani ata në dhomë gjumi natën, ata do të pastrojnë ajrin nga toksinat dhe do të përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Për më tepër, vendosja e limonëve në shtratin e fjetjes do të lehtësojë ftohjet, alergjitë dhe astmën.
Comments (0 posted)
Post your comment