Shqiptarët e Ukrainës ëndërr Shqipërinë
Nxënësit Shqiptarë të Ukrainës dëshirojnë të vizitojnë Tokën e stërgjyshërve të tyre ...
Nxënësit Shqiptarë të Ukrainës dëshirojnë të vizitojnë Tokën e stërgjyshërve të tyre ...
Nxënësit Shqiptarë të Ukrainës kërkojnë ndihmë financiare që të vizitojnë Tokën e stërgjyshërve të tyre qe u larguan para 300 vjetësh nga Shqipëria.
Unë jam Tetiana Siupiur ( Mirabelle Supure) dhe kam lindur në jug të Ukrainës. Prindërit e mi janë nga një fshat që quhet Karakurt ku jetojnë shqiptarët e Ukrainës. Ky fshat ke më shumë se sa 200 vjet që është i banuar. Dhe për mrekulli banorët e Karakurtit vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqiptare dhe traditat shqiptare. Jam rritur më shpirtin shqiptar, gjë që më ka përgatit mirë të dal në jetë. Më ka rritur të jem njëri me kulturë. Udhëtimi im i parë te vendi i parardhësve të mi ka qenë në vitin 2007. Kam ndier një lidhje të fortë me shqiptarët dhe shqipërinë. Jam ndier që i kam kuptuar dhe që më kanë kuptuar. Edhe pas 200 vjetësh flasim të njëjtën gjuhë. Kur isha në Shqipëri, kam menduar që të rinjt e tjerë nga komuniteti shqiptar në Ukrainë duhet të kenë mundësi për të parë këtë vend. Fëmijët në shkollën e Karakurtit mësojnë shqipen bashkohore. Një herë në vit, mësuesja e tyre e gjuhës shqipes, Natalia Kircheva, shkon në Universitetin e Tiranës për të mësuar shqipen bashkohore. Pastaj ajo kthehet në Karakurt për të mësuar fëmijët.
Të dashur miqtë, kudo që të ndodheni, Karakurt 200 Vjetori i Ekzistencës së Shqiptarëve në Ukrainë, ne kemi një projekt për të realizuar së bashku! Duam të çojmë një grup fëmijësh shqiptarë nga Ukraina në Shqipëri për një pushim veror. Këta fëmijë mësojnë gjuhën shqiptare dhe historinë e Shqipërisë, but asnjëherë nuk kanë shkelur token shqiptare.
Ju lutemi të ndihmoni këta fëmijë që ëndrra e tyre të shkojnë në Shqipëri të bëhet realitet. Të gjitha fondet që mblidhen do të jenë në disponim të komunitetit shqiptar në Ukrainë që të financohet udhëtimi i fëmijëve në Shqipëri. Udhëtimi planifikohet të zgjatet 12 ditë (2 qershor – 13 qershor). Do të fillojë në datën 2 qershor me nisjen nga fshati i Karakurtit për në Shkup. Pas një nate që do kalojnë në Shkup, do të vazhdojnë për në Tiranë, duke kaluar nga Qafe Thane. Në Tiranë do të kalojnë një ditë e një natë dhe pastaj do të nisen për në Krujë për të parë kalanë e Skenderbeut. Nga Kruja do nisen për në Berat, ku do të rrinë për një natë. Pas Beratit do të shkojnë në Fier-Apolloni dhe Vlorë. Ditët e fundit do të kalojnë në plazhin e Orikumit ose të Vlorës. Gjithsej kemi 16 udhëtues, 12 fëmijë dhe 4 kujdestarë. Gjatë udhëtimit do të postojmë foto këtu në Facebook. Urojmë të bëhet realitet ky plani ynë. Ju falendërojmë paraprakisht për ndihmën tuaj
https://www.justgiving.com/crowdfunding/mirabelle-supure?fbclid=IwAR2hZJ8rRIGpcSUeAqazmGvfs_EoW-dlpJOkV1Y_in3T-4PSVROg_UNRLgQ
Comments (0 posted)
Post your comment