Mëngjarashët
Sipas shkencës ata janë me të vërtetë të jashtëzakonshëm...
Sipas shkencës ata janë me të vërtetë të jashtëzakonshëm
Nuk është hera e parë që dëgjojmë se njerëzit mëngjarashë janë me të vërtetë të jashtëzakonshëm! A e dini se shumë studime janë kryer mbi cilësitë e tyre në këtë drejtim?
Njerëzit mëngjarashë janë pothuajse 10% të popullsisë botërore dhe mes tyre janë disa nga personalitetet më të rëndësishme në botë, përfshirë Leonardo Da Vinci, Bill Gates, Aristoteli dhe Marie Curie. Këta kanë qenë artistë dhe shkencëtarë, për të thënë të paktën, të jashtëzakonshëm dhe zbulimi se ata ishin majtoshë nuk është sigurisht një surprizë.
Njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë, sipas studimeve të shumta shkencore, janë të jashtëzakonshem në çdo gjë që bëjnë. Le të zbulojmë të gjitha cilësitë e tyre së bashku
Sipas një studimi të vitit 2006 të kryer nga studiuesit në Universitetin Lafayette dhe Universitetin Johns Hopkins, mëngjarashët me diplomë universitare fitojnë 10-15% më shumë se kolegët e tyre të djathtë.
Por cilat janë cilësitë e tyre më të habitshme?
Njerëzit e majtë janë gjeni
Nuk është për t’u habitur që Albert Ajnshtajni ishte mëngjarash. Njerëzit mëngjarashë janë vetëm 10% e popullsisë së botës, por 20% e Mensa (shoqata për njerëzit me inteligjencë të lartë) përdorin dorën e majtë!
Njerëzit mëngjarashë janë artistë të vërtetë
Revista Amerikane e Psikologjisë ka botuar studime që theksojnë se njerëzit me dorën e majtë kanë një avantazh kur bëhet fjalë për artin dhe kreativitetin. Rezultatet kanë treguar se ata janë më të mirët në gjetjen e një zgjidhjeje për një problem. Për më tepër, një studim i kryer nga Club dei Mancini, i cili mori në konsideratë 2000 njerëz në mes të njerëzve mëngjarashë dhe të tjerë, ka treguar se të parët kanë tendencë të zgjedhin një karrierë të lidhur me artin dhe kreativitetin.
Shumë presidentë amerikanë janë mëngjarashë
Tre nga 5 presidentët e fundit të Shteteve të Bashkuara janë mëngjarashë. Bëhet fjalë për Obamën, Bill Clinton dhe George HW Bush. Gerald Ford, Harry Truman dhe James Garfield gjithashtu ishin të tillë. Në fakt, një studim holandez thotë se edhe politikanët kanë më shumë gjasa të përdorin vetëm dorën e majtë.
Comments (0 posted)
Post your comment