Home | Life & Style | Kinezët dezinfektojnë edhe kartëmonedhat

Kinezët dezinfektojnë edhe kartëmonedhat

image
Bankat po përdorin rreze ultraviolet dhe temperatura të larta për dezinfektimin e juanëve...

 

 

 

 

 

 

 

Bankat kineze po dezinfektojnë kartmonedhat, si pjesë e përpjekjeve për frenimin e koronavirusit që ka marrë deri tani më shumë se 1.500 jetë njerëzish dhe vazhdon përhapjen.

 

Bankat po përdorin rreze ultraviolet dhe temperatura të larta për dezinfektimin e juanëve, dhe pastaj i mbyllin këto para për shtatë deri në 14 ditë, në varësi të ashpërsisë së sëmundjes në rajonin përkatës, përpara se t`i kthejnë në qarkullim.

 

Lajmin e pohuan drejtues të bankës qendrore të Kinës në një konferencë për shtyp. Virusi, i cili ka prekur deri tani më shumë se 66,000 vetë në Kinë dhe është përhapur në më shumë se një duzinë shtetesh të tjera, ka nxitur masat për dezinfektimin e vendeve publike dhe minimizimin e kontaktit mes njerëzve.

 

Farmacitë në mbarë vendin kanë pasur një shtim të ndjeshëm të shitjes së dezinfektantëve dhe maskave të fytyrës, ndërsa nëpër institucione, pranë ashensorëve janë vendosur kuti me fasoleta, të cilat njerëzit inkurajohen t`i përdorin kur shtypin butonët.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0