Peshorja, Horoskopi
Karakteri i Peshores tipike është i përbërë nga pjesë të barabarta të mirësisë, butësisë, drejtësisë, aftësisë për të argumentuar...
Peshorja
Arsyeja kryesore pse ndoshta do të pendoheni që jeni ndarë me një Peshore është fakti që Peshorja do të mbetet gjithmonë personi i përsosur me të cilin mund të ishit.
Me të vërtetë ju mungon një mundësi e shkëlqyer për të qenë me Peshoren. Peshorja është shumë karizmatike dhe tërheqëse. Ata janë të pazëvendësueshëm; dhe do të ishte marrëzi ta linit Peshoren të largohej nga jeta juaj përgjithmonë.
Akrepi
Në fillim, një akrep mund të duket se është në konflikt, por kur ato të hapen me ju, do të kuptoni se gjithmonë mund të mbështeteni tek ta.
Përkushtimi i tyre ndaj një njeriu të dashur mund të jetë befasues. Por hakmarrja e tyre është gjithashtu një surprizë e madhe.
Kur të ndaheni nga Akrepi, ata do ta konsiderojnë një tradhëti. Dhe më besoni, mund të bëhen mjaft hakmarrës.
Shigjetari
Ju me të vërtetë do të pendoheni që jeni ndarë me Shigjetarin sepse jeta juaj do të jetë shumë më e pangjyrë dhe më e parashikueshme pa to.
Do ta kuptoni vlerën e një marrëdhënieje me Shigjetarin kur të ndjeni mungesën e tyre në jetën tuaj.
Karakteristikat e Peshores
Personat e shenjës së Peshores i duan njerëzit shumë, por ndërkohë urrejnë turmat e mëdha me shumë njerëz. Si pëllumba të paqes, ata bëjnë ndërmjetësin kur të tjerët grinden- e megjithatë u pëlqen te jenë pjesë e një debati të fortë. Ata janë natyra të dashura dhe të këndshme, por gjithashtu mund të bëhen të zymtë dhe të refuzojnë të marrin urdhëra. Njerëzit e shenjës së Peshores janë jashtëzakonisht inteligjentë. Në të njëjtën kohë, ata janë tepër naivë dhe të pafajshëm. Ata do tju lodhin veshët me fjalët e tyre, por sërish janë dëgjues të mrekullueshëm. Peshoret janë njerëz të paduruar, por ata rrallë veprojnë me nxitim. Jeni komplet të hutuar apo jo? Epo nuk jeni i vetmi. Ka një paqëndrueshmëri frustruese në këtë shenjë të Diellit, që intrigon vetë Peshoren më shumë se njerëzit e tjerë.
Shumë njerëz do tju thonë se te një njeri i shenjës së Peshores ka plot dashuri, bukuri dhe ëmbëlsi brenda dhe jashtë tij. Ky fakt qëndron për një farë kohe, por jo për një kohë shumë të gjatë apo përgjithmonë. Nuk duhet të mendoni se këta njerëz janë gjithmonë të ekuilibruar, meqë shenja e tyre simbolizohet nga peshorja e artë e drejtësisë. Në fund të fundit, qëllimi i peshores është të balancojë, pra të peshojë. A e keni parë ndonjëherë proçesin e peshimit te një peshore e modës së vjetër? Qëllimi përfundimtar është që të dyja anët e peshores të jenë në një nivel, por çfarë ndodh? Së pari njëra anë është më e ulët, ndërsa tjetra është më lart. Ato lëvizin lart e poshtë, deri sa arrijnë të balancohen dhe të arrijnë një ekuilibër të përsosur. Shkoni dhe kërkoni një peshore të tillë dhe shikoni sesi funksionon ajo. Do tju ndihmojë shumë të kuptoni edhe njerëzit e shenjës së Peshores. .
Pas kësaj, nuk do ta keni më imazhin e një personi të shenjës së Peshores si një njeri të qetë, të ëmbël, të këndshëm, të hijshëm dhe me një ekuilibër të përkryer. I tillë ai do jetë vetëm gjysmën e kohës, sepse gjysmën tjetër ai mund të jetë i bezdisshëm, grindavec, kokëfortë, i shqetësuar, i stresuar dhe i hutuar. Peshorja është një herë lart dhe pastaj poshtë.He swings one way, then another. Papritmas, anët e peshores arrijnë të balancohen- ekuiliber i përsosur. Ky është një moment hyjnor! Por është gjithmonë periudha e uljes dhe ngritjes, para se të arrihet ky momenti i ekuilibrit qiellor.
Paraqitja fizike e këtyre njerëzve mund të kërkojë pothuajse po aq përqendrim sa nevojitet për personalitetin e tyre.. Nuk ka një tipar tipik të Peshores, përveç nëse është “gropëza ne faqe” e Afërditës. Tiparet e Peshores janë pothuajse gjithmonë të rregullta dhe të mirevendosura. Këto tipare janë të këndshme, por jo shumë të dukshme, kështu që është më e lehtë për të filluar me gropëzat. Zakonisht do të jetë një çift gropëzash në faqe ose vetëm një në mjekër. Nëse ato nuk ndodhen në fytyrë, ju mund të kontrolloni për të parë nëse janë në gjunjë. Por bëjeni këtë me kujdes, sepse vajzat e shenjës së Peshores nuk do tju besojnë kur ti kerkoni ti shihni gjunjët “sepse unë dua të shoh nëse keni lindur në tetor”. Për meshkujt e Peshores prisni ti shihni në plazh ose duke luajtur tenis. Mos u dekurajoni nëse ju i shikoni gropëzat, por zbuloni se personi nuk ka lindur në tetor. Ato gropëza kanë arsye pse janë aty, sepse ashedentja do jetë Peshore, prandaj hamendja juaj është ende e saktë.
Pasi ta keni studiuar gropëzat e Afërditës në fytyrë dhe jashtë saj, vini re pamjen e gjithë fytyrës. Njerëzit e shenjës së Peshores, gjithmonë do të kenë një shprehje në dukje të këndshme. Edhe kur Peshorja është e zemëruar, ai ose ajo do të arrijë të duket i qetë, ose të paktën neutral. Zëri i udhëhequr nga planeti i Afërditës, është zakonisht i ëmbël dhe i qartë si një zile dhe këta njerëz shumë rrallë mund ta ngrenë zërin apo të bërtasin. Një Peshore është personi i vetëm në tokë që mund të thotë, "Unë të urrej dhe tani do të të fus një grusht turinjve” dhe të tingëllojë sikur është duke lexuar disa vargje nga poezitë e dashurisë së shkrimtarit tuaj tw preferuar. Goja është zakonisht në formë harku dhe buzët do të ishin përshkruar nga ndonjë poet si “buzë qershie vere”. Në fakt, fytyra tipike e Peshores ju kujton një kuti me bonbone.Or a sugar cookie. Ose me biskota të sheqerosura. Disa prej tyre duken si ëmbëlsira në formë njeriu, apo si një krem karamel të mbushur me krem pastiçerie në krye. Njerëzit e kësaj shenje i pelqejnë shumë të gjitha këto ëmbëlsira që përmenda dhe nëse ndonjë Peshore është duke e lexuar këtë tani, duhet të ndihet i uritur në këto momente.
Gratë janë pothuajse gjithmonë tërheqëse dhe meshkujt janë zakonisht të pashëm. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit e bukur në botë janë të shenjës së Peshores; bukuria e Afërditës është një kategori në vetvete dhe nuk është e lehtë për ta ndarë atë nga pamjet e bukura të jashtme të shenjave të tjera të Diellit. Mënyra ime e fshehtë për ti dalluar ata është duke filluar të mendoj për shprehjet e ëmbla të Dwight Elsenhower dhe Brigitte Bardot dhe pastaj të vazhdoj më tej. Problemi është se ndonjëherë gratë do të duken si Dwight dhe burrat si Bardot. Ju duhet të jeni të hapur ndaj të dyja varianteve.
Unë nuk po nënkuptoj se gruaja e Peshores është natyrë mashkullore. Shumica e tyre janë po aq femërore sa një njeri mesatar mund të jetë (nëse nuk ka një ashedente agresive). Dhe sigurisht nuk po lë të kuptohet se burrat e shenjës së Peshores kanë natyrë femërore. Ata janë zakonisht mjaftueshëm të fortë dhe burrëror. Por nuk mund ta mohosh se ata kanë një pastërti të tillë te tiparet e tyre, që i bën ata të dallojnë nga boksierët apo mundësit. Edhe Peshoret e rralla që mund të quhen të shëmtuara ( dhe do të jetë e pazakontë të gjesh një të tillë), kanë një shprehje të tillë simpatike, që mjafton për tu bindur se ka diçka vertet të këndshme në fytyren e tij/saj.
Ju asnjëherë nuk do të shihni një person të shenjës së Peshores, që nuk do të ketë një buzëqeshje të butë, si një re të bardhë. Kjo buzëqeshje e Afërditës, mund të shkrijë një copë çokollatë me shpejtësi të madhe. Kur ajo ju godet me fuqi të plotë, ka fuqi të mjaftueshme që të trasformojë edhe tiparet më të thjeshta – në kuptimin e plotë të fjalës, jo letrare.
Shumica e Peshoreve janë me forma të lakuara. Flokët e tyre shpesh janë me onde ose kaçurrela. Ata nuk janë domosdoshmërisht të shëndoshë (edhe pse një ashedente te Demi mund të bëjë që disa prej tyre të jenë mjaft të shëndoshë). Megjithatë, ata mund tju habisin kur pas një diete të fortë të arrijnë një formë të shkëlqyer fizike. Por edhe pas kësaj, format e rrumbullakosura do të jenë të dukshme. Duke përdorur Brigitt Bardot edhe një herë si shembull, ju sigurisht nuk mund ta quani atë të shëndoshë- por edhe të dobët nuk i thoni dot, apo jo? Ka edhe një hile tjetër për të perfeksionuar paraqitjen e jashtme të Afërditës dhe karakteristikat fizike. Ju do të vini re një të qeshur të ndritshme, si këmbana të vogla të gëzueshme. Pasi të keni dëgjuar ketë të qeshur, ju nuk do ta harroni për një kohë të gjatë.
Tani ju mund të mendoni se të lindni tërheqëse dhe me nishane; të jeni në kërkim të drejtësinë dhe dashurisë, të jeni dikush që kënaqni të tjerët dhe kënaqeni lehtë - është një bekim. Ju mund të imagjinoni se butësia dhe inteligjenca, hijeshia dhe të kuptuarit, janë dhurata nga një zanë e vërtetë. Ju mund të keni të drejtë. Kur anët e peshores të njerëzve të kësaj shenje janë të balancuara, takimi me këtë person do jetë si me një engjëll nga parajsa. Problemi është te kjo zana e dëshirave. Me shkopin e saj magjik, ajo ul njëherë njërën anë të njerën anë të peshores dhe pastaj tjetrën, duke bërë që njeriu i shenjës së Peshores të lëkundet sa lartë poshtë. Ajo duket sikur nuk po e mbedh dot mendjen nëse i ka vendosur anët e peshores në vendin e duhur dhe vazhdon ti lëvizë ato, duke bërë që pavendosmëria e saj të kalojë te Peshoret. Në fillim ato do të flasin si të jenë një stuhi e vërtetë dhe do të monopolizojnë bisedën. Pastaj ata do të dëgjojnë me vëmendjen dhe me interesin që u ka hije. Kur të tjerët janë duke bërë debat me një njëri tjetrin, ata do të luajnë rolin e paqebërësit dhe do të ulin gjakrat e nxehta. Pastaj do të kalojnë në anën tjetër të diskutimit dhe do të fillojnë një debat, thjesht për kënaqësinë e tyre.
Ata kërkojnë harmoni. Megjithatë, shumë njerëz të kësaj shenje përfshihen në situata aspak harmonike, si përshembull ushqim i keq, pije alkoolike apo dashuri tronditëse dhe fatale. Kjo shenjë në vetvete është i njohur si Peshorja përtace dhe kjo është një tjetër mospërputhje. Për ditë, javë apo muaj të tërë, njerëzit e Peshores mund të jenë shumë të zënë për të “luajtur”. Ata do të djegin tonelata me “energji” gjatë gjithë ditës dhe pastaj të zgjohen në mengjes , para se të këndojë gjeli. Mund të lodheni vetëm duke i parë ata. Papritmas, ata do të lëshohen në një karrige duke thënë "Jam i rraskapitur " dhe të japin shfaqjen më të mirë të përtacisë që keni parë ndonjëherë (sidomos pas gjithë atij aktiviteti marramendës). Pasi ata të lëshojnë këtë deklaratë, nuk do ti shihni më të lëvizin asnjë muskul, edhe sikur të munden. Do jetë stëmundim për ta të lëvizin një lugë apo të ngrenë një gotë. Nëse dikush rrotull tyre mund ti ndihmojë, njerëzit e Peshores, do të presin prej tyre, duke qëndruar këmbi mbi këmbë. Kur njëra anë e peshores zbret në drejtim të letargjisë, ju nuk mund ta nxirrni Peshoren me lehtësi nga kjo situatë. Ata do të flasin, lexojnë, do të mërziten, do të ndihen të përgjumur, do të shohin televizor apo thjesht do ngulin sytë nga dritarja dhe do të duket sikur mezi do të shkojnë deri në dhomën e gjumit (edhe pse ai mundet ). Gjithë zhurmat dhe bërtitjet në botë nuk do ti bëjnë atij asnjë përshtypje. Është sikur ai është në një botë tjetër. Pas një periudhe, kur ai rikuperon forcat e tij, do të ndiejë sikur një rrymë e energjisë ndizet dhe fillon të lëvizë nga poshtë lart. Duart dhe këmbët e tij do të fluturojnë. Edhe një herë tjetër, ai do të filloje të punojë si një kalë i fuqishëm, duke mbajtur një ekuilibër të mrekullueshëm, të qëndrueshëm dhe me ritëm, ndërkohë që planifikon me harmoni dhe efikasitet punët e tij. Edhe pse Peshorja nuk është një shenjë e dyfishtë, shumica e miqtë të tyre mendojnë se njohin dy njerëz të ndryshëm. Provoni ti thoni dikujt që e ka pare mikun e tij të shenjës së Peshores, kur njëra anë e peshores anonte drejt përtacisë, se ai është si një makineri energjike pune dhe ai do tju thotë: “Ai kokrra e dembelit? Mos u tall tani!” – dhe anasjelltas.
Njerëzit e shenjës së Peshores e dinë instinktivisht se për të rivendosur harmoninë në trupin e tyre, ata duhet të alternojnë aktivitetin e tyre aktiv me pjesën e pushimit të plotë. Kombinimi i gjeneve, qelizave dhe impulse elektrike e kërkojnë këtë lloj alternimi dhe shumica e tyre janë mjaft të aftë në menaxhimin e ketij ekuilibri delikat fizik. Megjithatë, harmonia e mendjes dhe emocioneve nuk është gjithmonë aq e vetëdijshëm me ta. Ata mund të qajnë me ngashërima, pastaj të bëhen sarkastik, para se të lëshojnë një buzëqeshje ndriçuese dhe të gëzuar si rrezet e para të pranverës. Kjo nuk ka të bëjë me dualitetin e Binjakëve. Njerëzit e Peshores janë vazhdimisht të zhytur thellë në një emocion dhe pastaj një tjetër që kthehet, e cila nuk është e njëjta gjë si me ndryshimin e plotë të karakterit të njerëzve të shenjës së Binjakëve. Ka një bollëk emocionesh te Peshorja, pa marrë parasysh se cili emocion është i lartë apo i ulët në një moment të caktuar; si dhe një qasje filozofike si për dhimbjen dhe gëzimin, që rrallë nuk arrin ti qetësojë gjëra përfundimisht.
Instikti për të patur një shëndet të mirë, bën që shumica e njerëzve të Peshores të jenë mendërisht të shëndetshëm dhe me fizik shumë të mirë. Zakonisht, ata i shmangen goditjeve serioze të trupit dhe mendjes. Kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre është teprimi me disa lloj kënaqësish. Kështu, ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave mund të sjellë mbipeshë, çrregullime të stomakut dhe lëkurë të rrudhosur. Përdorimi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë shqetësime në veshka dhe në fshikëzën e urinës, të cilat si pasojë mund të kthehen në dhimbje koke të mëdha dhe migrenë intensive. Rënia në depresion mund të shkaktojë ndjesi irrituese në lëkurë, madje edhe djegie. Zona e gjoksit është një pjesë e ndjeshme e trupit dhe ndonjëherë ka probleme me këmbët dhe çrregullime të zorrëve, edhe pse këto nuk janë aq të zakonshme. Ulcerat janë të shpeshta te shumë prej Peshoreve, për shkak të luhatjeve te mëdha të ndjenjave dhe nga abuzimi me sistemin e tretjes. Në përgjithësi, njerëzit e shenjës së Peshores, janë më të shëndetshëm se shumica e njerëzve, përveç rasteve kur harrojnë të pushojnë mjaftueshëm apo kur përfshihen në situata të papërshtatshme. Efekti i paqes dhe harmonisë në shëndetin e Afërditës është i mrekullueshëm. Kur ata janë të sëmurë, ata kanë nevojë për pushim të gjatë dhe të qëndrojnë larg situatave shqetësuese, gjithashtu duhet të jenë në shoqërinë e librave të këndshëm, muzikës së lehtë dhe fjalëve qetësuese. Një atmosferë e tillë rrallë nuk arrin ta bëjë personin tipik të Peshores të ngrihet në këmbët e veta përsëri, më i fortë se më parë.
Karakteri i Peshores tipike është i përbërë nga pjesë të barabarta të mirësisë, butësisë, drejtësisë, aftësisë për të argumentuar, refuzimit kokëfortë të kapitullimit, logjikës filozofike dhe pavendosmërisë. Është e nevojshme që ti shqyrtojmë këto përbërës në mënyrë të detajuar. Një Peshore do të hyje ne nje diskutim te gjate me ju nëse ju thoni një fjali përgjithësuese si “Adoleshentët po rrënojnë të ardhmen e këtij vendi". Pas kesaj ju do të dëgjoni një shpjegim të gjatë, logjik, të kujdesshëm në lidhje me Korpusin e Paqes dhe faktin që shumë të rinj të mrekullueshëm rreth e qark botës janë përfshirë në të, edhe në qoftë se fëmijët e tij janë mospërfillës ndaj kësaj lëvizjeje. Bëni një vërejtje si, "Drejtësia është shumë e korruptuar sot dhe të gjithë gjyqtarët e avokatët janë të pandershëm," dhe ai do të argumentojë për orë të tëra në lidhje me mbrojtjen hyjnore të drejtësisë në këtë vend, virtytet e sistemit të drejtësisë dhe problemet e ligjmarrësve, duke u kthyer mbrapa në histori - në të drejtën romake dhe duke vazhduar me Kodin e Napoleonit. Ju pret një diskutim shumë i gjatë nëse rastësisht thoni “Është qesharake të jetosh në qytet, kur ke mundësi të jetosh në fshat. Nuk ka të krahasuar". Fraza e fundit sidomos është një gabim i madh. Vetëm të përmendësh fjalën “krahasim” dhe Peshorja e zakonshme fillon të flasë papushim. Ai mund të krahasojë gjithë natën e gjatë, duke pirë ndonjë pije gjatë intervaleve. Ai do të flasë me superlativa për bukuritë dhe avantazhet e qytetit krahasuar me zonat rurale: do të përshkruajë dritat shkëlqyese, shkëlqimin e rrugëve, teatrot, muzeumet dhe parqet me ngjyra të ndezura, edhe nëse ai vetë jeton në periferi – dhe ju nuk mund ta ndaloni atë në asnjë mënyrë. Duhet ta dini se nuk do të ketë asnjë ndryshim, nëse ju do thoshit të kundërtën, pra që “më mirë të jetosh në qytet, sesa në fshat”. Pas kësaj Peshorja do të shpjegojë me detaje ngritjen e shkallës së kriminalitetit tek të rinjtë, korrupsionin në gjykata dhe gëzimet e fshatit. Për të nuk ka rëndësi se në cilën anë të debatit qëndron, mjafton që të jetë në anën tjetër. Ndonjëherë, në qoftë se ai mërzitet, mund të ndryshojë pozicionin. Gjatë gjithë këtyre supozimeve të vazhdueshme dhe konkluzioneve llogjike, njeriu i shenjës së Peshores do të përpiqet të mbetet i drejtë. Peshorja urren shfaqjen e padrejtësisë dhe akuzave të paarsyeshme. Ajo që ai kërkon është e vërteta e plotë, bilanci i saktë që i jep përgjigjen e drejtë, pasi të ketë peshuar të gjitha mundësitë.
Ky është një tipar i admirueshëm, natyrisht, por të gjitha këto analiza që peshonjë mund ta bëjnë një person pozitiv thjesht të largohet. Kjo situatë mund ta bëjë vetë Peshoren të kalojë në një gjendje pavendosmërie të vazhdueshme. Këta meshkuj dhe femra të udhëhequr nga planeti i Afërditës, nuk pëlqejnë të marrin vendime të menjëhershme, pa marrë në konsideratë të gjitha mundësitë. Drejtësia mund të jetë një fiksim apo mani për ta. Gjenerali i Peshores, me cilësitë e tij të balancuara të gjykimit, harmonisë është një strateg i shkëlqyer dhe planifikimi në detaje mund të bëjë që ai ta fitojë betejën para se të luftojë. Aftësia e tij për të parë të gjitha anët e situatës, për të qetësuar temperamentet e zemëruar dhe për të ulur nervat e acaruara, mund ta bëjnë atë ndërmjetësin më të mirë, i cili do të bëjë që njerëz që urrejnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë besim te askush, do të arrijnë të punojnë në bashkëpunim harmonik. Megjithatë, lufta i bën të gjithë njerëzit e shenjës së Peshores të vuajnë në fshehtësi. Ata e urrejnë gjakderdhjen. Një oficer i lindur në Tetor, i cili shërben në forcat e armatosura do të le dikë tjetër të marrë vendimin e menjëhershme për të dhënë komandën “Zjarr”, ndërsa ai në mënyrë të shkëlqyer harton manovrat strategjike që do të shpëtojnë mijëra jetë në të ardhmen e afërt.
Kjo antipati për të marrë vendime të menjëhershme mund të kthehet në një bllokim frustrues për ata që kanë ndikime negative midis planeteve të tyre në lindje. Ka disa që nuk mund të vendosin se cilën anë të këpucës të veshin në mëngjes, apo nga cila anë e krevatit të zbresin. Edhe një Peshore e zakonshme, të cilën e takoni në zyrë apo në një festë, gjithmonë do ta reflektojë tendencën për të peshuar gjërat me njëfarë ankthi dhe do ti duhet kohë për të marrë një vendim. Ata do të thonë, "Në qoftë se unë bëj këtë, kjo dhe kjo do të ndodhë. Në anën tjetër" (e cila është një nga frazat e tyre më të preferuara) "në qoftë se unë bëj këtë, atëherë kjo dhe kjo mund të ndodhë."Those scales can dip crazily up and down like a see-saw. Anët e peshores mund të ulen e ngrihen lart e poshtë si të “çmendura” gjatë kësaj kohe. Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa të shohësh një njeri të Peshores duke u përpjekur për të mbledhur mendjen e tij, nëse është duke marrë vendimin e duhur për të. Ai nuk do që të nxitet apo të shtyhet, ndërsa është duke vendosur se çfarë do të bëjë. Një person i paduruar mund ta kthejë si me magji njeriun e shenjës së Peshores (shenjë ajri) në një person kaq kokëfortë, sa do ta bënte Demin, shenjën e Tokës, të duket si dele para tij. Padurimi është një cilësi që Peshoret nuk mund ta durojnë. Njerëzit impulsivë që nuk marrin parasysh pasojat, u shkaktojnë atyre shumë ankth.
Është zbavitëse që njerëzit e Peshores gjithmonë do ta mohojnë pavendosmërinë e tyre. Gjëja e parë që ata do të thonë, kur ju do tu përshkruani shenjën e tyre të zodiakut do të jetë, "Unë nuk jam i pavendosur në të gjitha. Kjo nuk është e saktë. Kjo sigurisht nuk më përshkruan mua. Fshiheni buzëqeshjen tuaj. Po ta përkthesh, mohimi i tij do të thotë se, edhe pse atij i duhet një kohë e gjatë për të vendosur dhe për të mbledhur mendjen e tij (gjë që atij i volit ta harrojë ) pasi ai ka arritur në një përfundim, ai është mjaft i bindur në lidhje me të. Nëse atij i jepet koha e mjaftueshme, vendimi i tij përfundimtar do të prezantohet me një bindje të tillë, saqë edhe ai vetë do të mendojë se është vendimi përfundimtar. Por ju mos jini të sigurt. Gjithsesi, kur ai ju thotë se nuk e ka problem të vendosë, ai sapo ka filluar një diskutim tipik të Peshoreve dhe ju mund tia thoni këtë. Është mirë që ai ta kuptojë se, edhe në mes të kundërshtimit të tij tipikë për shenjën e tij të zodiakut, ai është duke provuar vërtetësinë e shenjës së tij të Diellit. Kur ai e mohon analizën tuaj në lidhje me të, ju duhet vetëm ti thoni "e prisja që të mbash këtë qëndrim. Peshoret gjithmonë debatojnë çdo ceshtje”. Kjo mund ta acarojë atë, por do ta ndihmojë të kuptojë të vërtetën dhe e vërteta është ajo që ai kërkon. Ai është i detyruar që të shohë logjikën në këtë. Duke i thënë atij se ka qenë i padrejtë dhe nuk i ka marrë në konsideratë të dy palët, do ta bëjë atë të mbajë një ose dy shënime gjithashtu.
Shumë pak njerëz të shenjës së Peshores mund të jenë të çuditshëm apo mendjemëdhenj. Shumica e tyre janë shumë pozitivë dhe të mirë-balancuar si një arë e mbjellë me grurë,të cilat valëzojnë sipas ritmit të erës. Ata janë zakonisht tmërrësisht të ndershëm në çështjet e biznesit dhe ka shumë pak pakujdesi rreth tyre. Një njeri i shenjës së Peshores, i bën gjërat brenda kohës së vet, sesa ti bëj në mënyrë jo të drejtë dhe ta fillojë edhe njëherë proçesin. Ata e urrejnë ekzagjerimin dhe i kanë shumë problem shfaqjet e tepërta të zemërimit dhe pasionit, edhe pse ata vetë mund të jenë fajtor për të dyja këto ekstremeve në qoftë se luhet me durimin e tyre. Shumica e Peshoreve kanë një aftësi fantastike për tu përqendruar dhe për të menduar për tema të thella. Ata janë të lindur me një dashuri të madhe për librat dhe gëzojnë një respekt të thellë për fjalën e shkruar. Ju duhet të jeni pothuajse të sigurt që do të gjeni një bibliotekë të madhe në shtëpinë e çdo Peshoreje.
Ata e duan harmoninë e tingujve, ngjyrave, poezinë dhe përdorimin e duhur të fjalëve, si në të shkruar ashtu dhe në të folur. Ata rrallë mund të largohen nga ndikimi i arteve. Një njeri i Peshores pëlqen çdo gjë që është e mirë, e pastër dhe e bukur, nën çfarëdo imazhi që ai mund ta projektojë, kur zana lëviz njërën anë të peshores së tij. Ai është artist në zemër dhe në shpirt, i cili i gëzohet përhapjes së hijeve të buta blu dhe pastel të Afërditës gjatë festave dhe eventeve kulturore. Gjërat që e ndezin atë janë muzika e lehtë, dritat e zbehta, biseda interesante, ushqimi i mirë dhe vera cilësore. Mendja e tij ka madhështinë e diamantit dhe butesinë e opalit. Ai lëviz me elementin e ajrit dhe pasqyron dobinë e bakrit, metali i tij i harmonisë. Arsyetimi i tij i vëmëndshëm ka prekjen e ftohtë të mentes dhe ndjenja e mprehtë e nderit, sëbashku me gjashtë dimensionet e paqes, ndriçojnë nën rrezet e Afërditës.
Për të kuptuar me të vërtetë personin e shenjës së Peshores, ju duhet të kuptoni enigmën e peshores (objektit); njëra anë e saj është e mbushur me gjethët e arta të Tetorit, që tregon vjeshtën e afërt dhe të ftohtë- ana tjetër e peshores ka manushaqet e sapoçelura me aromën e freskët të prillit. Kur anët e peshores fillojnë të lëvizin, optimizmi i ndritshëm kthehet në panik të heshtur dhe në zbritje shkon drejt depresionit. Kur anët e peshores balancohen, ato sjellin një harmoni të përsosur midis intelektit të tij të pasur dhe zemrës së tij të dashur.The seasons hold Libra's secret. Stinët mbajnë sekretin e shenjës së Peshores. Dimri është shumë i ftohtë për të. Vera është shumë e nxehtë. Ai duhet të përziejë këto dy stinë që të ketë një pranverë dhe vjeshtë të përsosur.
Personalitete të famshme të shenjës së Peshores
Julie Andrews Brigitte Bardot David Ben-Gurion Sarah Bernhardt Charles Boyer Charlie Brown Truman Capote Dwight Eisenhower TS Eliot William Faulkner Mahatma Gandhi George Gershwin Graham Greene Helen Hayes Rita HayworthJulie Andrews, Brigitte Bardot, David Ben-Gurion, Sarah Bernhardt, Charles Boyer, Charlie Brown, Truman Capote, Dwight Eisenhower, TS Eliot, William Faulkner, Mahatma Gandhi, George Gershwin, Graham Greene, Helen Hayes, Rita Hayworth,,Charlton Heston Deborah Kerr John Lennon Walter Lippmann Franz Liszt Mickey Mantle Marcello Mastroianni Nietzsche Eugene O'Neffl Dr. JB Rhine Eleanor Roosevelt Ed Sullivan Michael Todd, Jr. Oscar Wilde Thomas WolfeCharlton Heston, Deborah Kerr, John Lennon, Walter Lippmann, Franz Liszt, Mickey Mantle, Marcello Mastroianni, Nietzsche, Eugene O'Neffl, Dr JB Rhine, Eleanor Roosevelt, Ed Sullivan, Michael Todd, Jr Oscar Wilde, Thomas Wolfe.
Comments (0 posted)
Post your comment