Meditim në karantinë
Nga coronavirusi ka "armëpushim" mes aktorëve politikë.
Nga Gani Elezi
Thonë shpesh,
Punë shqiptarësh.
A është e vërtetë kjo?
Sa duket, ka diçka të vërtetë.
Sa mësojmë nga mediet botërore në të gjitha vendet, edhe në ato vende të cilat ende nuk janë prekur nga Covid-19, i vetmi problem emergjent është përballimi i pandemisë me pasoja sa më të pakta. Madje ka një solidaritet të madh edhe mes vendeve të ndryshme. Kështu, Kina ka dërguar këto ditë në Itali qindra mjekë, infermierë e punonjes të kryqit të kuq dhe tonelata me mjete sanitare. Kuba njoftoi se shpejt do të dërgojë mbi 50 mjekë, sanitarë dhe mjete shëndetësore. Kjo do ndodhë edhe për Shqipërinë. Turqia është treguar e gatëshme të na ndihmojë. Po ashtu, si deklaroi ambasadori kinez në Tiranë, edhe Kina është e gatëshme të dërgojë njerëz e mjete sanitare për të përballuar këtë pandemi.
Në këto ditë, në vendet e prekura nga coronavirusi është bërë "armëpushim" mes aktorëve politikë. Më shumë se interesat partiake e politike, tani prevalon interesi mbarë qytetar për të fituar mbi këtë të keqe.
Presidenti i Italisë, Sergio Matarella, veç ka bërë thirrje për t'i dhënë fund polemikave në lidhje me masat që ka marrë qeveria për të përballuar këtë pandemi, e cila në Itali ka sjellë pasoja të rënda, deri dt. 20 mars, 4032 viktima, dje në mbrëmje thirri liderin e Legës, Salvini, dhe i tërhoqi vemendjen për këtë problem.
Ndërsa te ne shqiptarët ndodh ndryshe.
Po marr dy shembuj.
Në Shqipëri, edhe pse në situatë të rëndë të epidemisë Covid-19, megjithë masat serioze, në perputhje me protokollet e OBSH, opozita e mbështetur nga një pjesë jo e vogël e medieve të shkruara dhe vizive ( nga analistë të gjithëditur), për fat të keq edhe nga një numër mjekësh "opoztar", sepse nuk flasin si profesioniste, i është kundërvënë masave të marra nga qeveria Rama dhe institucionet e shëndetësisë dhe të mbrojtjes civile. Madje kam lexuar se disa nga këta mjekë "opozitarë" janë ndëshkuar apo kallxuar për përhapje të lajmeve të rreme dhe të panikut.
Edhe presidentin tonë, Ilir Meta, veç se paska bërë testin e coronavirusit dhe ka deklaruar mos prekjen e tij, nuk e kam dëgjuar të kërkojë ndalimin e polemikave politike, nuk kam dëgjuar t'u tërheqë vemendjen, me emër, partive apo politikanëve të ndryshëm për të mos bërë polemika që nuk janë profesionale dhe që shkojnë në të kundërtën e masave që ka marrë qeveria.
A nuk është kjo sjellje sjellje ndryshe nga të tjerët. Sjellje alla shqiptarçe ? Sigurisht, e tilleë është. Por në këtë rast është me pasoja shumë të rënda. Eshtë e palejueshme. Eshtë kriminale. Sidomos në kushtet kur epidemia është vetëm në fillim e pritet, si thotë epidemologu i njohur shqiptar, Pëllumb Pipero, të ketë edhe pikun më të lartë, si ndodhi në Kinë dhe në Itali, apo si pi ndodh në Francë, Spanjë, Gjermani, etj. Prandaj, duhet të braktiset sa nuk ështe vonë. Si e përkufizojnë shumë specialistë, jemi në një luftë globale, në një luftë bakteriologjike. Dhe kufta ka rregulla strikte.
Më keq ndodh në Kosovë.
Tamam në situaten e një pandemie globale të Covid-19 partia e koalicionit qeverisës, LDK e Isa Mustafës, ka miratuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti. E ka dërguar në Kuvend,duka ia lënë dopio gjashten, apo pataten e nxehte në këtij institucioni.
A do guxojë Kuvendi, kryetarja e tij, Vjosa Osmani, ta diskutojë këtë mocion !
Në se jo, do ishte një vendim dinjitoz. Qeveria dhe kryeministri Kurti mund të kenë njëmijë gabime, të cilët mund të jenë arsye për mocione mosbesimi. Eshtë një gjë që ndodh me gjithë qeveritë në shoqeritë demokratike. Por, sot, në kushtet e një pandemia globale, e cila ka prekur edhe Kosovën, nuk duhet të ndodhë. Përkundër, gjithë faktorët dhe aktorët politikë dhe instutucional duhet të mbështesin qeverinë në këtë sfidë të madhe.
Në se Kuvendi e hedh në votim në seancë plenare kjo do ishte e pakonceptueshme. E palejueshme. Me pasoja të rënda në realizimin e zinxhirit të masave antipandemi. Do ishte unikale.
Pra, do ishte allashqiptarçe.
Një allashqiptarçe që shumë herë është nxitur dhe përdorur nga joshqiptarët dhe shërbëtorët e tyre.
Uroj të mos ndodhë.
Gani Elezi.
Comments (0 posted)
Post your comment