Home | Life & Style | ATLANTIS dhe kureshtja njerëzore për Universin

ATLANTIS dhe kureshtja njerëzore për Universin

image
Për shkak të programit kozmik në të cilin bënte pjesë edhe anija ATLANTIS, njerëzimi po ashtu mësoi se në satelitin e vetëm të Tokës, Hënë, ka ujë të kamufluar në rezervuare prej akulli. Për shkak të këtyre zbulimeve epokale, ATLANTIS mbetet një nga emrat më të ndritur në historinë e kureshtjes së njerëzimit drejt të resë, dhe të panjohurës.

 

 

Gani N. Asllani

 

 

Anija kozmike ATLANTIS të enjten për herë të fundit u kthye ne Tokë, pas më shumë se 30 vjetësh në shërbim të Programit Hapësinorë Amerikan. Udhëtimet e shpeshta të anijeve të flotës kozmike Amerikane gjatë këtyre tri dekadave, kanë çuar njohurinë e njerëzimit për gjithësinë, atje ku as që ka mundur të imagjinohet më parë.

Numri i madh i satelitëve të lëshuar në gjithësi në kurriz të këtyre anijeve, ka ndihmuar me hapa kolosal globalizimit agresiv të epokës së internetit në të cilën po jetojmë, ndërsa teleskopët e lëshuar në gjithësi po nga kjo flotë zbuluan se Universi është shumë më i madh sesa konstelacioni i yjeve në Rrugën e qumështit, dhe ndriçimi mahnitës i rripit të Orionit, Arushës së Madhe dhe asaj të Vogël, apo edhe yllit Polarë.

Në fakt deri tani kemi mësuar se sisteme të shumta diellore me yje të fuqishëm ndriçues, dhe planete që u shkojnë vërdallë ekzistojnë në hapësira tjera të universit, duke parë se (deri tani së paku) mbi 560 planete janë rreth sistemit tonë diellorë jo dhe aq shumë larg me vite drite prej Tokës, njohuri këto që do ta bënin Galileon të mahnitej, ndërsa prelatët e kishës që dogjën Nikolas Kopernikun në turren e druve të mendonin mirë përpara konkluzioneve se ai është magjistarë prej shtrigani, kur i gjori tha se toka është e rrumbullakët e jo e rrafshët.

Njohuritë tona për Universin u rriten po edhe më shumë kur vetëm para nëntë muajsh Teleskopi ‘Hubble’ zbuloi një sistem diellorë ku shtatë planete vërtiten rreth një ylli, dhe njëri prej këtyre planeteve, që ka madhësinë disa herë më të madhe se Toka tregon prani oksigjeni dhe uji, e është me sipërfaqe të ngjeshur. Astronomët u mahnitën nga ky lajm, kurse të painformuarit u ngutën të pretendojnë se njerëzimi gjeti një shtëpi të re.

Për shkak të programit kozmik në të cilin bënte pjesë edhe anija ATLANTIS, njerëzimi po ashtu mësoi se në satelitin e vetëm të Tokës, Hënë, ka ujë të kamufluar në rezervuare prej akulli. Për shkak të këtyre zbulimeve epokale, ATLANTIS mbetet një nga emrat më të ndritur në historinë e kureshtjes së njerëzimit drejt të resë, dhe të panjohurës.

Por mbi të gjitha ATLANTIS bëri edhe një hap gjigant në perceptimin e përgjithshëm të njerëzimit për planetin ku jeton, dhe qiejt përreth, duke na shtyrë seriozisht të mendojmë se Universi njëmend është pafundësi, se ky që jetojmë ne jo domosdoshmërisht është universi i vetëm që ekziston, dhe mbi të gjitha atë pyetjen e madhe që e brenë njerëzimin qysh nga kohërat e lashta; se gjithë kjo hapësirë rreth nesh, a mundet që të ndodh që ne nuk jemi të vetëm?!.

(Autori është anëtarë i shoqatës së astronomëve amatorë të Skocisë)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00