Home | Life & Style | Ndërron jetë Ramiz Alia

Ndërron jetë Ramiz Alia

image
Ramiz Alia lindi më 18 Tetor 1925 në Shkodër. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). 


Ceremonia mortore e  ish -presidentit Ramiz Alia, do të zhvillohet të Dielën. Gjatë këtyre ditëve, trupi i tij do të qëndrojë në morg. Kjo vjen për arësye se njëra nga vajzat dhe djali i ish-presidentit Alia ndodhen në Suedi. Alia ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 86 vjeçare. Pas një trombozë që ka kaluar orët e para të mëngjesit, ai ka mbyllur sytë në spitalin e Senatoriumit. Ish-presidenti, Ramiz Alia, vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare. Ramiz Alia lindi më 18 Tetor 1925 në Shkodër. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.

Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991). Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991 parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Ai do të mbahet mend për bisedimet që zhvilloi me studentët para rënies përfundimtare të regjimit komunist, ku Shqipëria u radhit në vendet me më pak trazira në rënien e komunizmit. Në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit 1992, ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, Alia dha dorëheqjen nga posti i Presidentit, më 3 prill 1992.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0