Latest News
Shkencëtarët afër zbulimit të fuqisë së hipnozës
Disa besojnë që ato gjëra ndodhin për shkak të ndryshimeve në aktivitetin e trurit gjatë ndryshimit të gjendjes së vetëdijes. Të tjerët mendojnë që edhe nën hipnozë truri funksionin në mënyrë të njëjtë sikurse edhe kur është në gjendje të zgjuar, ndërsa në fuqi janë proceset tjera, si imagjinata.
Natyra e vërtetë e hipnozës gjithmonë i ka habitur shkencëtarët, sepse mekanizmat e saj janë të tërësisht të panjohur. Hulumtimi i kohës së fundit bën hapin e parë në zbulimin e tillë.
Përmes incizimit e lëvizjes së syve të një femre në hipnozë dhe krahasimi i rezultateve me lëvizjet e syve të personave të pahipnotizuar hulumtuesit kanë konkluduar që hipnoza është gjendje e veçantë mentale, tërësisht e ndryshme nga vetëdija normale. Kur njeriu është nën hipnozë, bëhet më i prirë ndaj halucinacioneve dhe më lehtë pranon sugjerimet. Nëse gjatë hipnozës të hipnotizuarit askush nuk i specifikon ndonjë aktivitet, ai do të qëndrojë ulur pa lëvizur dhe do të hyjë në gjendjen e qetë të mendjes, të ngjashme me atë meditimit. Kur përfundon seanca, personit nuk i kujtohet asgjë, kanë konkluduar shkencëtarët nga Universiteti Skövde në Suedi.
Disa besojnë që ato gjëra ndodhin për shkak të ndryshimeve në aktivitetin e trurit gjatë ndryshimit të gjendjes së vetëdijes. Të tjerët mendojnë që edhe nën hipnozë truri funksionin në mënyrë të njëjtë sikurse edhe kur është në gjendje të zgjuar, ndërsa në fuqi janë proceset tjera, si imagjinata. Zgjidhja e këtyre debateve me matjen e aktivitetit trunor është shumë e pasigurt sepse impulset elektrike të trurit në mënyrë të konsiderueshme mund të ndryshojnë nga momenti në moment madje edhe në gjendje normale.
Megjithatë, njohja e sjelljes e cila lidhet me gjendjen e ndryshuar të vetëdijes mund të japë ndihmë të madhe. Çdo gjë shihet në sy.
Duke testuar një grua në moshë të mesme e cila shumë lehtë është futur në gjendjen e hipnotizuar, shkencëtarët kanë zbuluar që ajo lëvizte sytë më ngadalë dhe rreth dhjetë herë më rrallë se normalja. Kur e lëviz shikimin ndaj pikës tjetër në ekranin e shfaqur, sytë e saj lehtësisht “tërhiqen”, ndërsa shikimi lëviz me ndërprerje, në vend se të shkojë butë. Po ashtu, duke shikuar fotografinë e cila lëviz, sytë e saj kanë bërë disa lëvizje të ngadalta para dhe pas. Pasi që njerëzit pothuajse nuk munden që në mënyrë të vetëdijshme të kontrollojnë atë lloj të lëvizjes, ka shumë mundësi që askush nuk mundet t’i falsifikojë, dhe këtë gjithsesi nuk kanë mundur ta bënin as të testuarit e tjerë të pahipnotizuar.
Këto rezultate nuk janë të parat e këtij lloji; ndryshimi në sy dhe shikimi unik “i zbrazët” ka shumë kohë që është vënë re në hipnozë, ndërsa shkencëtarët shpresojnë që duke iu falënderuar atij më në fund do të kuptojnë këtë fenomen.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment