Home | Life & Style | * * *

* * *

image
Në nisje të konferencës, koloneli Mikolaj Przybyl tha: “Gjatë karrierës sime nuk e kam turpëruar kurrë Poloninë dhe do mbroj nderin e një oficeri të forcave të armatosura polake. Tani ju lutem më lini të qetë pesë minuta. Kam nevojë të pushoj”.


 
 
 



Gjithçka ka ndodhur krejt papritur dhe gazetarët kanë qenë dëshmitarë. Një prokuror ushtarak polak qëlloi veten në kokë, pasi kërkoi një pushim të shkurtër gjatë një konference për shtyp. Pak minuta më herët ai kishte mbrojtur një hetim ushtarak në lidhje me faktin se disa informacione kishin rrjedhur për median gjatë hetimeve për rrëzimin e avionit që vrau presidentin polak dy vite më parë.
 
Në nisje të konferencës, koloneli Mikolaj Przybyl tha: “Gjatë karrierës sime nuk e kam turpëruar kurrë Poloninë dhe do mbroj nderin e një oficeri të forcave të armatosura polake. Tani ju lutem më lini të qetë pesë minuta. Kam nevojë të pushoj”. Ndërsa kamerat po xhironin akoma, u dëgjua një e shtënë. Prokurori u gjet i shtrirë përtokë. Ai u dërgua në spital dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.
 
Gjatë konferencës për shtyp, Przybyl kishte thënë se prokuroria ushtarake ka të drejtë të kërkojë tabulatet telefonike të gazetarëve që kanë mbuluar historinë e rrëzimit të avionit presidencial në Rusi. Przybyl tha se nuk janë të vërteta sugjerimet e bëra në media se prokurorët ushtarakë kanë thyer ligjin ndërsa po hetonin rrëzimin e avionit. Vetë presidenti shprehu shqetësim për rastin.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0