Latest News
* * *
Google pothuajse është shndërruar në motorin më të preferuar të kërkimit në internet nga të gjithë përdoruesit në mbarë botën, pavarësisht dyshimeve për mbledhjen e të dhënave dhe praktikave jo të drejta të reklamimit që janë parë gjerësisht si ndërhyrëse.
Google pothuajse është shndërruar në motorin më të preferuar të kërkimit në internet nga të gjithë përdoruesit në mbarë botën, pavarësisht dyshimeve për mbledhjen e të dhënave dhe praktikave jo të drejta të reklamimit që janë parë gjerësisht si ndërhyrëse.Një studim i lëshuar të premten nga Pew Internet dhe American Life Project ka gjetur se 83 për qind e të anketuarve kanë vlerësuar se Google është motori i tyre i preferuar i kërkimit. Kjo shifër është tani më e lartë për 47 për qind në krahasim me atë në vitin 2004, kur për herë të fundit këto kompani të hulumtimeve kishin matur qëndrimet e njerëzve për motorët e kërkimit në internet.Motori tjetër i kërkimit, Yahoo, renditet si e dyta e largët me vetëm 6 për qind, krahasuar me pjesëmarrjen e saj prej 26 për qind sa ishte në vitin 2004. Google Inc. ka kthyer pozitën e saj dominuese si motori më i fuqishëm i kërkimit në internet në një minierë ari. Motori më i madh i kërkimit në internet tani është qendër e një sistemi të madh reklamimi që ka gjeneruar 36.5 miliardë dollarë në të ardhura gjatë vitit të kaluar - ose 3 miliard dollarë më shumë sesa në vitin 2004.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment