Home | Life & Style | Monitorimi edhe në Internet

Monitorimi edhe në Internet

image
Qeveria britanike do të jetë në gjendje të monitorojë telefonatat, e-mail-et, mesazhet dhe faqet e internetit të të gjithë njerëzve në Britaninë e Madhe, në përputhje me legjislacionin e ri, që pritet të bëhet publik së shpejti. 


 
 
 
 
 
 
 


 
Qeveria britanike do të jetë në gjendje të monitorojë telefonatat, e-mail-et, mesazhet dhe faqet e internetit të të gjithë njerëzve në Britaninë e Madhe, në përputhje me legjislacionin e ri, që pritet të bëhet publik së shpejti. Kompanitë e internetit, nëse do të jetë e nevojshme, do t’i përmbushin kërkesat e agjencisë së inteligjencës GCHQ në kohë reale, për t’i dhënë atyre akses që të kontrollojnë përmbajtjen e informacioneve. Ministria e Brendshme tha se ky veprim është çelësi për luftën ndaj krimit dhe terrorizmit, por grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar ashpër këtë nismë.
 
Më parë, përpjekje të tilla nga laburistët dështuan, pas kundërshtimit më madh të bërë edhe nga konservatorët. Ligji i ri që mund të bëhet publik në fjalimin e ardhshëm të mbretëreshës në maj - nuk do të lejojë GCHQ për të hyrë në përmbajtjen e e-mail-eve, telefonatave apo mesazheve pa një urdhër të veçantë. Por kjo mund t’i lejojë oficerët e shërbimeve të inteligjencës të identifikojnë se me cilin ka kontakt një grup apo një individ i veçantë, sa shpesh dhe për sa kohë. Po ashtu mund të shihet se çfarë faqe interneti ka vizituar dikush. Në një deklaratë, Ministria e Brendshme tha se ky veprim, ishte i nevojshëm “për të ruajtur disponueshmërinë e vazhdueshëm të të dhënave të komunikimit. Është shumë e rëndësishme që policia dhe shërbimet e sigurisë të arrijnë të kenë të dhëna për komunikimin në rrethana të caktuara për të hetuar krime serioze, terrorizmin dhe për të mbrojtur jetën e njerëzve”, tha një zëdhënës.
 
Sipas tij, ky ligj do të hyjë në fuqi menjëherë sapo Parlamenti të vendosë se përdorimi i tyre përputhet me qasjen qeveritare për të drejtat civile të njerëzve. Për shumë aktivistë të të drejtave të njeriut, ky është një hap i paprecedentë në historinë e vendit çka do ta bënte Britaninë e Madhe të adoptonte të njëjtat teknika survejimi si në Kinë apo Iran. “Ky është padyshim një sulm i pastër mbi privatësinë në internet dhe nuk është e qartë se si kjo do të ndikojë për të përmirësuar mbrojtjen publike, ndërsa do të rriten kostot e bizneseve në internet”, tha ai. Nëse kjo është një çështje me shumë rëndësi për sigurinë publike, përse Ministria e Brendshme nuk lejoi që këto ligje të ishin në fuqi para Lojërave Olimpike që do të mbahen në Londër në korrik të këtij viti? Edhe pse është bërë me dije se ligjet e reja do të bëhen publike me fjalimin e mbretëreshës në maj, më pas do të duhet që ato të kalojnë në Parlament, nga ku pritet të ketë kritika të shumta.
 
Qeveria e mëparshme britanike kishte tentuar të fuste një database të kontrolluar prej saj për thirrjet telefonike dhe e-mail-et e çdonjërit, por ky propozim u hodh poshtë pas zemërimit dhe kritikave të mëdha që shpërthyen në lidhje me dhunimin e privatësisë. Edhe sekretari i brendshëm i asaj kohe kërkoi përpjekje nga të dyja partitë më të mëdha në vend, për të kaluar një ligj të tillë, gjë që nuk u arrit dot. Sipas asaj që mendojnë shumë njerëz sot, kjo politikë survejuese e qeverisë shkon përtej luftës së terrorizmit dhe krimeve që përbëjnë kërcënim për njerëzit.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00