Latest News
Rritje e euro-s në tregun valutor
Monedha e përbashkët europiane Euro, duket se po i rikthehet niveleve të larta të kuotimit në tregun tonë valutor. Kështu euro ka ardhur duke u forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, dhe ditën e sotme ka shkuar në vlerën e 140.20 lekëve
Monedha e përbashkët europiane Euro, duket se po i rikthehet niveleve të larta të kuotimit në tregun tonë valutor. Kështu euro ka ardhur duke u forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, dhe ditën e sotme ka shkuar në vlerën e 140.20 lekëve ndërsa dollari blihet me 106.30 lekë dhe shitet me 106.60 lekë.
Megjithatë ky forcim i euros është brenda niveleve të pritshme, pasi sipas kambistëve është thjesht pasojë e ecurisë së bursave dhe rënies së dërgesave të emigrantëve. Avantazh nga ky forcim i euros pritet të kenë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet ndërsa do të penalizojë klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment