Spekulime për zëvendësimin e Papa Benediktit të XVI
Mediat ndërkombëtare, duke iu referuar dy prej shtëpive britanike më të famshme ne fushën e basteve, nxjerrin si favorit Kardinalin Peter Kodwo Appiah Turkson, me shanset më të mëdha për t’u zgjedhur në krye të Vatikanit, i ndjekur nga kanadezi, Marc Ouellet.
Menjëherë pas lajmit për zëvendësuesin e Papa Benediktit të XVI, kanë nisur spekulimet mediatike.
Mediat ndërkombëtare, duke i'u referuar dy prej shtëpive britanike më të famshme ne fushën e basteve, nxjerrin si favorit Kardinalin Peter Kodwo Appiah Turkson, me shanset më të mëdha për t’u zgjedhur në krye të Vatikanit, i ndjekur nga kanadezi, Marc Ouellet.
Kardinali, Peter Kodwo Appiah Turkson është 64 vjeç, nga Gana dhe nëse zgjidhet, do të jetë Papa i parë me ngjyrë. Është zgjedhur Kardinal nga Papa Gjon Pali i II-të.
Ai beson dhe e ka shprehur publikisht se prezervativi duhet përdorur edhe në martesë, nëse njëri nga partnerët është i infektuar me AIDS.
Nga ana tjetër, Kardinali Marc Ouellet është 68 vjeç, nga Kanadaja. I zgjedhur Kardinal na Papa Gjon Pali i II-të. Për të, aborti është i pajustifikueshëm, madje edhe në rastet e dhunës.
Comments (0 posted)
Post your comment