Latest News
Mikroçipi i "dietës"
Shkencëtarët britanikë kanë arritur të krijojnë një mikroçip "inteligjent", që thuhet se ul oreksin.
Për të gjithë personat të cilët mbajnë dieta në mënyrë të vazhdueshme, shumë shpejt një mekanizëm i ri do t'ju shërbej pa asnjë torturë. Shkencëtarët britanikë kanë arritur të krijojnë një mikroçip "inteligjent", që thuhet se ul oreksin.
Pritet që shumë shpejt të nisë testimi i mikroçipit tek kafshët e më pas do të aplikohet edhe te njerëzit. Çipi lidhet me nervin vagus, që luan rol tek oreksi e ka po ashtu edhe funksione të tjera në trupin e njeriut.
Testet tek njerëzit mund të fillojnë brenda një periudhe 3-vjeçare. Kjo teknologji ka ardhur si rrjedhojë e punës së Chris Toumazou dhe Stephen Bloom, nga Kolegji Imperial në Londër.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment