* * *
NSA e cila zotëron vetëm një autoritet të limituar ligjor për të spiunuar shtetasit amerikanë, ka krijuar një rrjet survejimi, i cili mbulon një hartë më të gjerë komunikimesh në internet të amerikanëve.
NSA e cila zotëron vetëm një autoritet të limituar ligjor për të spiunuar shtetasit amerikanë, ka krijuar një rrjet survejimi, i cili mbulon një hartë më të gjerë komunikimesh në internet të amerikanëve. Këtë lajm e konfirmojnë zyrtarë dhe ish-drejtues nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Sistemi ka kapacitetin të arrijë afërsisht 75% të të gjithë trafikut të internetit në SHBA dhe është në gjueti të inteligjencave të huaja, përfshi edhe një spektër të gjerë të komunikimeve nga të huajt. Ai ruan përmbajtjen e shkruar të një email-i të dërguar mes qytetarëve në SHBA, si dhe filtron telefonatat e brendshme të bëra me anë të teknologjisë së internetit, deklarojnë këto burime.
Comments (0 posted)
Post your comment