Home | Life & Style | * * *

* * *

image
Një video e re nga Microsoft vë në pah disa veçori të reja dhe të përmirësuara në tabletin Surface 2. Duke qenë në dispozicion në YouTube, videoja me titullin “Përgatitja e Surface 2” vë në pah shtresën e re të ndjeshme në prekje, duke treguar se si mund të krijoni gjeste të ndjeshme në prekje...

 

 

 

 

 

 

 

 

Google TV në Android

 

TV Google nuk ka pasur shumë sukses me platformën e saj të televizionit, Google TV, dhe tani kompania synon që ta posedojë markën e saj të Google TV me emrin e ri të marrë nga sistemi operativ, Android TV. Sipas një raporti të ri nga GigaOM thuhet se Google do ta ndryshojë emrin e platformës së saj në Android TV, edhe pse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Google. Disa nga partnerët e Google TV, tashmë e kanë zhvendosur emrin e Google TV nga pajisjet e tyre. Sony në shtator të këtij viti e ka prezantuar pajisjen e saj të re të bazuar në Google TV, por pajisjen e saj e ka quajtur Bravia Smart Stick. 

 

Panasonic tërhiqet nga tregu i televizorëve plazma


Në fillim të këtij viti ka pasur zëra se Panasonic do të tërhiqet nga biznesi i televizorëve plazma dhe kjo ishte gjysmë konfirmuar kur kompania japoneze njoftoi se ZT60 do të jetë televizori i tyre i fundit plazma. Tani, kjo është konfirmuar zyrtarisht pasi Panasonic ka zbuluar se në mars 2014, kompania japoneze do të dalë nga tregu i televizorëve plazma. Tërheqja nga tregu i televizorëve plazma është padyshim një lëvizje e drejtë, pasi interesi për televizorë të tillë ka qenë në rënie gjatë viteve të fundit. Kërkesa ka parë një rënie prej 21% në vitin 2012, kundrejt një rënie prej 1% për televizorët LCD, duke treguar se konsumatorët janë të interesuar më shumë në LCD. Për të mos përmendur se Panasonic është aktualisht duke humbur miliarda dollarë, e cila ka njoftuar për shkurtime të vendeve të punës. Shpresojmë se kjo dalje do të lejojë Panasonic të përqendrohet në trendet më aktuale.

 

Surface 2 paraqitet me përmirësime dhe veçori të reja

 

Një video e re nga Microsoft vë në pah disa veçori të reja dhe të përmirësuara në tabletin Surface 2. Duke qenë në dispozicion në YouTube, videoja me titullin “Përgatitja e Surface 2” vë në pah shtresën e re të ndjeshme në prekje, duke treguar se si mund të krijoni gjeste të ndjeshme në prekje duke shtypur përgjatë sustave, falë një sensori të ri të rezolucionit të lartë. Surface i ri ka të vendosur një sensor të shtypjes nën çdo buton. Por Surface i ri përdor një matricë të sensorëve të shpërndarë përgjatë tërë tastierës, duke mundësuar përdorimin e gjesteve, po ashtu edhe shtypjeve më të sakta të tasteve. Duke qenë në dispozicion në një varg më të gjerë të ngjyrave, Touch Cover shton ndriçimin nga pas për tastierën. Në fund, një mundësi tjetër është ofrimi i qëndrimit në disa kënde, një i dizajnuar për një sipërfaqe të rrafshët dhe një tjetër i dizajnuar për prehrin tuaj. Surface 2 është në dispozicion për para-porositje. Versioni me 32 GB kushton 449 dollarë, ndërsa ai me 64 GB kushton 549 dollarë. Microsoft-i javën e kaluar tha që Surface 2 dhe Surface Pro 2 janë afër harxhimit në numër, ndonëse nuk ofroi ndonjë numër të saktë për para-porositjet e bëra deri tani. Surface 2 do të ketë sistemin operativ Windows RT, ndërsa Surface Pro 2 do të ketë Windows 8.1. Që të dy modelet pritet të arrijnë në dyqane më 22 tetor.

 

“LG” sjell ekranin e pathyeshëm të celularit

 

Marka e celularëve “LG” do të hedhë në treg muajin e ardhshëm celularin “LG” me ekran të pathyeshëm. Ekrani është i përbërë nga substrakte plastike të bashkangjitura në një pajisje të lakuar, dhe pritet të dalë muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut, nga firma e telefonave “G Flex”. Ekrani me 6 inç, do të jetë ekrani i parë fleksibël për “smartphones” dhe “tablets”, si dhe do të ketë një bateri të veçantë të lakuar, e cila do t’i përshtatet çdolloj pajisjeje të lakuar.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0