iPhone 6, ekran safiri
Para pak kohësh, Apple pati thënë se do të investojë në fabrikën amerikane të prodhimit të xhamit prej safiri, të cilin pritet ta vendosë në modelet e ardhshme të iPhone dhe iPad.
Para pak kohësh, Apple pati thënë se do të investojë në fabrikën amerikane të prodhimit të xhamit prej safiri, të cilin pritet ta vendosë në modelet e ardhshme të iPhone dhe iPad.
Lajmi i fundit që është dëgjuar në këtë drejtim thoshte se iPhone 6 do të vijë me xhamin e safirit dhe se i njëjti do të ofrojë edhe mbushësin solar.
Tani, Apple edhe zyrtarisht ka fituar patentën për prodhimin e këtij lloji xhami, i cili do të përdoret për ekranin e pajisjeve të saj të mençura.
Patenta të cilën e ka marrë Apple është në lidhje me përpunimin dhe prerjen e copëzave të safirit për përdorim në pajisjet elektronike për konsum.
Xhami i safirit është një material shumë i fortë. Apple aktualisht përdor xhamin e njohur si Gorilla Glass për telefonat dhe tabletat e saj, edhe pse ky lloj i ekranit mund t’i bëjë pajisjet mobile të kompanisë më pak të prirura për gërvishtje, por edhe më të vështira për t'u dëmtuar.
Comments (0 posted)
Post your comment