Home | Life & Style | Tre modele Lenovo-s

Tre modele Lenovo-s

image
Lenovo ka vendosur që këtë ditë të mos ia lë tërësisht Samsungut për sa i përket tabletëve. Kompania në fjalë ka zyrtarizuar planet për tabletët e saj të  Serisë A, të cilët do të vijnë në formacionet e njëjta sikurse linja e Samsung Galaxy Tab 4.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lenovo ka vendosur që këtë ditë të mos ia lë tërësisht Samsungut për sa i përket tabletëve. Kompania në fjalë ka zyrtarizuar planet për tabletët e saj të  Serisë A, të cilët do të vijnë në formacionet e njëjta sikurse linja e Samsung Galaxy Tab 4.

 

Kjo nënkupton se do të kemi edhe një seri të tabletëve me madhësi 7-, 8- dhe 10.1-inç, ndonëse Lenovo ka vendosur që kësaj linje t’ia bashkëngjis edhe një version të katërt.

 

Por sikurse edhe linja Samsung Galaxy Tab 4, nuk do të ketë dallime të mëdha mes tyre pasi që të gjithë tabletët do të kenë procesorë quad-core dhe zmadhues zëri Dolby.

 

Tableti A7-30 është më dobësi për nga specifikat, me dy altoparlantë të përparmë Dolby, ekran 7-inç dhe procesor quad-core, ndërsa A7-50 ka për treg ata që dëshirojnë të lexojnë gjatë udhëtimit duke iu falënderuar ekranit të tij të gjerë HD.

 

Modeli A8 është tableti me ekran 8-inçësh, të cilin Lenovo ka vendosur ta prodhojë për media si dhe për persona që dëshirojnë të kenë një tablet në ngjyra të ndryshme.

 

Dhe në fund vjen modeli 10.1-inçësh A10 i cili ka gjithashtu dy altoparlantë Dolby dhe procesor quad-core për “shikim të lehtë të video materialeve”.

 

Të gjitha modelet e sipërpërmendura pritet të dalin në treg në pjesën e dytë të këtij viti me çmime duke filluar nga 100 sterlina për modelin A7-50, 140 për A8-50 dhe 170 për modelin A10.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0