“WhatsApp”, 500 milionë përdorues
WhatsApp njoftoi dje se ka tashmë 500 milionë përdorues aktivë vetëm pesë vjet pas lançimit.
Një nga premtimet që Mark Zuckerberg bëri kur bleu aplikacionin e mesazheve “WhatsApp” është që të arrijë 1 miliard përdorues. Dhe WhatsApp ka arritur zyrtarisht gjysmën e këtij premtimi.
WhatsApp njoftoi dje se ka tashmë 500 milionë përdorues aktivë vetëm pesë vjet pas lançimit. Në mes të Shkurtit, kur Facebook njoftoi se do blinte WhatsApp për 16 miliardë dollarë, ky i fundit kishte rreth 450 miliona përdorues.
“Në muajt e fundit, ne jemi rritur shpejt në shtete si Brazili, India, Meksika, dhe Rusia. Përdoruesit tanë ndajnë rreth 700 milionë foto në ditë, dhe rreth 100 milionë video”, ka shkruar ekipi i WhatsApp në blogun e tyre zyrtar.....
* * *
HTC One sfidon Galaxy S5 të kompanisë Samsung. Me altoparlantë që e bëjnë këtë telefon me zë të madh, HTC One (M8) është një pajisje e shkëlqyer multimediale.
Me një paraqitje të shkëlqyer HD, kjo pajisje me Android është më e mirë dhe më e shpejt se versioni paraprak.
Si shumë smartfonë me sistemin operativ Android, One (M8) është i mbushur me disa programe që mbase kurrë nuk do t’i përdorni.
* * *
WordPress.org ka lançuar versionin 3.9, i cili përfshin disa rregullime dhe përmirësime në mjetin e menaxhimeve të blogjeve. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga WordPress.org/Download .
WordPress 3.9 synon t’i ndihmojë përdoruesit të shohin më mirë mënyrën se si do të duken postimet e tyre pasi të publikohen.
Veçoritë e reja janë këto:
- Përmirësim të editimit vizual. Është rritur shpejtësia, aksesibiliteti dhe suporti mobile.
- Editimi i imazheve më lehtësisht se më parë.
- Marrja e imazheve me “drag and drop”.
- Shikim paraprak i galerive të fotove, të cilat shfaqin në formë shtyllash dhe rreshtat fotot.
- Imazhet kanë tashmë galeri ndërsa klipet meia kanë playlist-a.
- Menaxhim më i mirë i widget-s, shtimi, editimi dhe rregullimi i tyre sipas dëshirës.
- Themes të reja.
WordPress 3.8 u lançua në dhjetor. Kompania po i shpeshton më tepër lançimet e reja, edhe pse versioni 3.8 erdhi më vonë nga pritej.
Comments (0 posted)
Post your comment