* * *
E vetmja gjë që ju duhet të bëni për shkarkimin e aplikacionit YouTube të modifikuar është që të fshini aplikacionin ekzistues nga telefoni juaj dhe më pas të shkarkoni versionin e modifikuar të tij në Play Store.
* * *
Disa studiues në Japoni kanë ndërtuar një kamera që mund të pranojë deri në 4.4 trilion fotografi në sekondë, duke e bërë kamerën më të shpejtë deri tani. Prodhuesit e quajnë teknikën e tyre “sequentially timed all-optical mapping photography” apo “STAMP”, dhe rezolucioni është tejet mbresëlënës. Realizimi i këtij aparati është publikuar këtë javë në “Nature Photonics”.
Standardet bashkëkohore për incizime të drejtpërdrejta e të shpejta përdorin një metodë karakteristike me emër “the pump-probe process”, ku drita pompohet në subjektin dhe pastaj analizohet për absorbim. I prodhuar nga një ekip i gjerë, të udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Tokios, “STAMP” shfrytëzon shkrepjet individuale për të prodhuar fotografi.
* * *
Dëgjimi i këngëve në YouTube edhe në momentin që ekrani i telefonit tuaj inteligjent është i fikur, ka qenë një nga kërkesat më të shumta që përdoruesit kanë bërë. Tashmë, falë programuesit të XDA theos0o, i cili modifikoi aplikacionin e YouTube 4.4.11, ju mund të dëgjoni këngët edhe me ekranin e fikur.
E vetmja gjë që ju duhet të bëni për shkarkimin e aplikacionit YouTube të modifikuar është që të fshini aplikacionin ekzistues nga telefoni juaj dhe më pas të shkarkoni versionin e modifikuar të tij në Play Store.
Pasi e keni shkarkuar ju do të duhet të shkoni në seksionin e konfigurimeve të avancuara e më pas të aktivizoni “Screen off playback option”. Tashmë aplikacioni YouTube nuk do të ndalojë së punuari në momentin që ju do të fikni ekranin e telefonit tuaj.....
Comments (0 posted)
Post your comment