Home | Life & Style | Gjobë për Yahoo-n

Gjobë për Yahoo-n

image
Yahoo kërcënohet nga qeveria amerikane me një gjobë prej 250.000 dollarësh në ditë, nëse gjiganti i kërkimit në internet nuk dorëzon të dhënat e kërkuara.

 

 

 

 

 

 

Yahoo kërcënohet nga qeveria amerikane me një gjobë prej 250.000 dollarësh në ditë, nëse gjiganti i kërkimit në internet nuk dorëzon të dhënat e kërkuara.

 

Mësohet se Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare pretendon se Yahoo duhet t’i bindet rregullave të reja të mbikëqyrjes, gjë të cilën kompania e konsideron jokushtetuese.

 

Kompania Yahoo bën të ditur se është kërcënuar me gjobëvënie pas kundërshtimit të vëzhgimit nga Qeveria Amerikane, miratuar nga një akt ligjor mbrojtjeje në vitin 2007.

 

Sipas dokumenteve gjyqësore, beteja e përgjimit mes firmave të teknologjisë dhe administratës amerikane shkon shumë prapa në vite, edhe përtej kohës kur Edward Snowden bëri publik skandalin e përgjimeve të NSA-së.

 

Snowden zbuloi disa dokumente vitin e kaluar, ku tregoheshin qartë metodat e sofistikuara të mbikëqyrjes të përdorura nga Qeveria Amerikane për të mbledhur të dhëna në internet që mbahen nga kompanitë si Yahoo, Google dhe Microsoft.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00