Sekreti i " Antikythera-s"
Objektivi i misionit është zbulimi i detajeve të tjera mbi origjinën e kësaj makinerie dhe se si u bë pjesë e ngarkesës së atij udhetimi të pafat.
Një shekull nga zbulimi, arkeologët janë rikthyer në detin Egje, në vendin kur rreth vitit 60 pas Krishtit u mbyt anija romake që transportonte ‘Antikythera’, ‘kompjuteri’ më i vjetër që është zbuluar ndonjëherë.
Objektivi i misionit është zbulimi i detajeve të tjera mbi origjinën e kësaj makinerie dhe se si u bë pjesë e ngarkesës së atij udhetimi të pafat.
Sipas studiuesve, mekanizmi i ‘Antikytera’ është ai i një përllogaritësi astronomik të prodhuar nga grekët që përdorej për të përcaktuar pozicionet e yjeve dhe planetëve. Analizat e radiokarbonit e datojnë përtej 2000 vjetëve më parë.
Pjesa qendrore e saj është një sistem kompleks i përbërë nga mbi 30 ingranazhe bronzi dhe kur ajo u gjet në 1901, ndodhej brenda një kutie druri të izoluar mjaft mirë. Se si përfundoi në një anije romake mbetet ende një mister: një hipotezë është se ajo ishte pjesë e pajës së një gruaje nga familje fisnike që udhëtonte për në kryeqytet për t’u martuar.
Për të mësuar më shumë arkeologët janë duke u përgatitur që të zbresin në 150 metra thellësi, duke përdorur kostume të veçanta me presion të cilat do t’i lejojë ata të eksplorojnë mbetjet e anijes për të mësuar më shumë detaje. Një robot do të shqyrtojë fundin e detit para se shkencëtarët të zhyten dhe do të kërkojnë gjurmët e një anije të dytë që dyshohet se mund të jetë mbytur gjithashtu aty pranë.
Comments (0 posted)
Post your comment