* * *
Raporti i EUROSTAT ka rikonfirmuar se Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia mbeten destinacionet e preferuara të emigrantëve që kërkojnë azil në bashkimin Europian.
Zyra Europiane e Statistikave ka publikuar të dhënat e fundit përsa i përket kërkesave të azilkërkuesve në 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
EUROSTAT i ka vendosur shqiptarët të dytët në rajon, pasi gjatë tre mujorit të dytë janë rreth 3 915 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e unionit duke e çuar në 8 305 numrin e përgjithshëm gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014.
Në renditjen për rajonin, vendi ynë renditet pas Serbisë që mbetet në krye të listave për azilkërkuesit 10 585 kërkesa në 6 muaj, ndërsa më të paktë janë azilantët nga Maqedonia, vetëm 4280 dhe 2 460 nga Kosova.
Raporti i EUROSTAT ka rikonfirmuar se Gjermania, Suedia, Franca dhe Italia mbeten destinacionet e preferuara të emigrantëve që kërkojnë azil në bashkimin Europian.
Comments (0 posted)
Post your comment