Home | Life & Style | Jetëgjatësia

Jetëgjatësia

image
Gjenetika. Një element tjetër i rëndësishëm është ambienti. Të jetosh në një ambient natyror, të qetë, të ndihmon. Pastaj është edhe ushqimi. Unë këshilloj qumështin dhe nënproduktet e tij.

 

 

 

 

 

Jeta është gjithmonë shumë e shkurtër, por nëse vdekja është e pashmangshme, nuk do të thotë që ne të mos e shtyjmë ardhjen e saj. Sot, një prej rezultateve më të shkëlqyera dhe më të arrira është pikërisht ky: më në fund shkencëtarët janë në gjendje të kontrollojnë jetëgjatësinë te qeniet njerëzore. Është e vërtetë që nuk kemi arritur ende ta gjejmë plotësisht formulën e jetëgjatësisë, por kemi shumë informacione dhe përdorim strategji të cilat mund t‘i vëmë në funksion të këtij qëllimi. Gjatë javëve të kaluara, një kategori substancash të afta për të vepruar mbi disa mekanizma të veçantë qelizorë, që ngadalësojnë plakjen, janë pasuruar me një bar tjetër, i cili njihet për vetitë e tij kundër alergjive, rapamicina. Edhe pse duhet shumë punë për ta modifikuar, kryesorja është të shmangen efektet anësore mbi sistemin imunitar dhe rezultatet tregojnë se jemi shumë pranë qëllimit për të përftuar një ilaç të vetëm, i cili mund të pihet në doza të vogla për të favorizuar jetëgjatësinë te qeniet njerëzore.

Hapi i parë i rëndësishëm lidhur me jetëgjatësinë u bë në vitin 1988, kur shkencëtarët amerikanë bënë të ditur se futja e gjenit age-1 në venat e "Caenorhabditis elegans" zgjaste jetën deri në 65 për qind. Një vit më vonë, një onkolog italian arriti një rezultat të ngjashëm te minjtë e laboratorit: nëse gjeni "p66" çaktivizohej, jeta zgjatej mesatarisht 35 për qind. Që prej asaj kohe janë zbuluar shumë gjene të tjera të këtij lloji. 

"Ekzistojnë tre lloj gjenesh që lidhen me plakjen. Disa kodifikojnë proteinat, të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e insulinës, hormoni që rregullon sasinë e glukozës në gjak", shpjegon onkologu. "Të tjerë rregullojnë stresin, oksiduesin e qelizave dhe në fund është lloji i gjeneve që rregullojnë pjesët fundore të kromozomeve, të cilat shkurtohen vazhdimisht kur ne plakemi". 

Të gjithë e dimë se jetëgjatësia ka baza të forta gjenetike. Provat bindëse, edhe te njeriu, vijnë nga shumë studime gjenetike dhe demografike. Por si ka mundësi që ekzistojnë gjenet e plakjes dhe është e vështirë për t‘i gjetur e kuptuar ato? Pse janë përzgjedhur gjene të cilat e dobësojnë njeriun, në vend që ta forcojnë? "Në fakt, ka disa gjene të jetëgjatësisë që kanë një funksion të kundërt, për shembull kur aktivizohen zgjasin jetën, siç vërehet te majaja dhe miza. Në periudhat kur ushqimi mungon, këto të fundit, hyjnë në lojë për të përdorur energjinë e disponueshme dhe për të mbajtur trupin në jetë. Ndërsa kur ushqimi është i pranishëm, gjenet e plakjes, favorizojnë përdorimin e energjisë për të lindur", bën të ditur onkologu.

Këto rezultate janë mbledhur nga të dhënat që kanë dalë prej eksperimenteve mbi dietën dhe ushqimin. Te disa specie, të cilat u janë nënshtruar dietave të forta duke ulur në 40 për qind kaloritë, është vënë re se jetonin më gjatë, gëzonin shëndet të plotë dhe kishin më pak probabilitet të prekeshin nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Para disa javësh, studiuesit e universitetit "Wisconsin-Madison" (SHBA) vërtetuan se një sasi më e vogël kalorish ka të njëjtin efekt te majmunët. Në një studim, i cili zgjati 20 vjet, vetëm gjysma e kafshëve që u ushqyen sipas dëshirës mbijetuan. Gjithashtu, 80 për qind e majmunëve që u ushqyen me 30 për qind më pak kalori, vazhdojnë të jetojnë. Testi i parë te njeriu u publikua te revista "Pnas" në vitin 2005. Ndërkohë, vazhdojnë të realizohen teste të tjera me këto rezultate. Veç të tjerash, të ushqyerit me ushqime pa yndyrë, është një faktor vendimtar për të shpjeguar jetëgjatësinë në disa vende të planetit, si për shembull në ishullin japonez të Okinawa-s.

Duke qenë se kufizimi i kalorive është një strategji për të zgjatur jetën, studiuesit janë përpjekur ta sqarojnë këtë lëmsh. Fillimisht mendohej se një dietë hiperkalorike, rregullonte metabolizmin dhe zvogëlonte prodhimin e radikaleve të lira, të cilat janë substanca toksike për organizmin. Prandaj studiuesit nuk arrinin të shpjegonin faktin se organizma me një metabolizëm të lartë, si ai i lakuriqëve të natës, janë jetëgjatë. Gjatë studimeve në vazhdim u zbulua se stresi biologjik i shkaktuar nga ushqimi i pakët, aktivizon gjenet që rrisin mbrojtjen qelizore. Për shembull, te majaja, ky stres aktivizon një gjen, "Sir2", që rrit prodhimin e enzimave të saj. Por cilat janë këto substanca që po t‘i pish, të zgjasin jetën?

Studimet më premtuese në këtë fushë, janë ato të një studiueseje italiane të gjenetikës: "Kemi zbuluar se acidi palmitoleik, një acid yndyror që gjendet tek arra". Gjithçka filloi kur studiuesja italiane së bashku me disa kolegë të saj vunë re se kjo substancë ishte e pranishme në nivele të larta në membranën e rruazave të kuqe të njëqindvjeçarëve. 

Gjithsesi, pavarësisht vështirësive, këto studime shërbejnë për diçka shumë të rëndësishme. Duke i marrë në konsideratë, na ndihmojnë të jetojmë më mirë dhe më gjatë. "Nëse doni të jetoni një jetë sa më të shëndetshme, duhet të bëni aktivitet fizik, kundër mbipeshës dhe hipertensionit, të mos pini duhan, sepse nikotina rrit presionin e gjakut dhe mbani nën kontroll peshën, sepse obeziteti stimulon diabetin. Obeziteti ul me pesë vjet jetëgjatësinë, ndërsa duhani 6. 11 vjet janë mjaftueshëm për të thënë që eliksiri i jetëgjatësisë arrihet duke ndryshuar zakonet tona dhe mënyrën e jetesës", përfundon studiuesja.

 

Peshku është një ushqim që na bën të jetojmë 100 vjet. Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikëri rregullat e domosdoshme për organizmin. Vetëm kështu mundësitë për të jetuar “sa të duash” janë të mëdha.

Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i “kushtohen” jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet.

Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë.

Peshku

Është partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzheimerin, çmendjen, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës. Në botë “jetojnë” më shumë se njëzetmijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla).

Proteinat e vitaminat

Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbuni, etj; kanë 2-6 përqind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku, etj; kanë më pak se 2 përqind. Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3. Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt. Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të larte. Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh.

Ilaçi i shumë sëmundjeve

Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

Vlerat ushqyese të peshkut

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin. I pasur në përbërës ushqimore thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij. Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga çmendja, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur. Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë. Peshku ton ka hekur me shumicë. Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar më ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë merkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës. Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën. Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP. Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura. Peshqit e dhjamtë kanë 6 përqind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj.

 

 Shëndeti kardiovaskular: Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular. Një dietë që përfshin peshk mund të ndihmojë të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare dhe dështimi i zemrës duke parandaluar akumulimin e triglicerideve, reduktuar nivelet e triglicerideve të tepërta, rritur kolestertolin HLD (të mirë) dhe duke parandaluar mpiksjet e gjakut.

 

 Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.

 

 Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave. Hulumtimi preliminar po ashtu tregon që kapsulat e vajit të peshkut të kombinuara me ushtrime kanë shkaktuar më shumë humbje të peshës, se sa ushtrimet pa shtesat e vajit të peshkut.

 

Redukton rrezikun nga kanceri: Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë. Shtesat e vajit të peshkut po ashtu mund të jenë të dobishme tek pacientët që vuajnë nga kanceri i lidhur me hiperlipideminë.

 

Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plakenLufton inflamacionin: Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde. Acidet yndyrore omega 3, veçanërisht EPA e gjetur në vaj të peshkut, kanë efekt mjaft pozitiv në reagimin tuaj inflamator prandaj është shumë ndihmues në lehtësimin e gjendjeve të vështira si artriti, prostatitisi dhe cystitisi.

 

Përmirëson pamjen: Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku lufton degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë). Një studim i kohës së fundit ka zbuluar që njerëzit të cilët hanë të paktën dy shujta peshk në javë kanë përgjysmë më pak gjasa për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me sëmundje (shkaku kryesor i verbërisë së lidhur me moshën) se sa ata që nuk hanë aspak peshk.

 

Kujdesi i lëkurës: Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mirë. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Lipid Research”, acidi esencial yndyror omega-3 EPA i gjetur në vaj të peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të shtyjë procesin e plakjes së lëkurës.

 

Lufton depresionin: Acidet yndyrore Omega 3 në vaj të peshkut janë të mira për lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Studimet kanë zbuluar që shoqëritë që hanë shumë peshk kanë shkallë më të ulët të depresionit, sipas gjasave për shkak të acideve yndyrore omega-3.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00