Home | Life & Style | Lulëzimi i diktatorëve

Lulëzimi i diktatorëve

image
Në perëndim, impulsi autoritetit gjithnjë e më shumë bazohet në nocionin e vjetër progresiv të qeverisë me ekspertë.

 

 

 

Nga Joel Kotkin 

 

 

Në një shpërthim të rrallë pavarësie dhe interesi vetjak, Legjislativi i Kalifornisë, i drejtuar kryesisht nga demokratë, muajin e kaluar rrëzoi përpjekjen e guvernatorit Jerry Brown për të ulur përdorimin e benzinës në këtë shtet me 50 për qind deri më 2030. Këta politikanë, të mbështetur nga mbetjet e industrisë së naftës dikur e fuqishme, fituan pikë me sugjerimin se një plan i tillë do të çonte pashmangshmërisht në rritjen e çmimeve të karburantit dhe madje në racionin shtetëror të tij. Megjithatë, pak ditë më vonë, rregullatorët shtetërorë lajmëruan planet për t’i vendosur këto kuota anti-karburant. Ky lajmërim, sigurisht, i çoi në qiell fanfarat e lobit të të gjelbërve – si dhe aleatëve më besnikë të tyre në media. Sot pak progresistë duken të shqetësuar që një shtet rregullator ngulmues për zgjerim, për aq kohë sa gabon “në krahun e duhur”, paraqet ndonjë rrezik afatgjatë. Mirëserdhët në epokën e re të autoritetit, kur shqetësimet tokësore të votuesit minimizohen, dhe burokracia – e përkrahur nga një ekzekutiv i zgjedhur – sundon e armatosur me sigurinë se ajo zotëron dijen absolute. Kjo nuk është një fenomen vetëm i Kalifornisë. Sundimi me anë të dekretit është kthyer në gjë e zakonshme në Washington D.C, pasi presidenti Obama duket se dikton politika mbi gjithçka, nga emigrimi te ndryshimet klimaterike, pa qëndresë efektive nga një Kongres i dobët dhe një sistem gjyqësor i mpirë. Ndërsa asnjë lider modern që nga presidenti Nikson nuk është treguar aq i guximshëm sa të konsolidojë pushtetin, kjo tendencë centralizimi është grumbulluar përgjatë dekadave. Që nga 1910, qeveria federale e ka dyfishuar pjesën e saj të gjithë shpenzimeve qeveritare në 60 për qind dhe po bëhet gjithnjë e më ndërhyrëse në jetën e qytetarëve. Pjesa e saj e GDP ka arritur tashmë nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po kështu, burokracia e Bashkimit Europian – e pazgjedhur, kryesisht jo llogaridhënëse dhe, gjithnjë e më shumë, me një mision ideologjik të fuqishëm – është zgjeruar masivisht dhe tani përcakton drejtimin bazë të vendeve anëtare të saj. Modele të tjera diktaturash demokratike mund të gjenden në Rusinë e Putinit, në Venezuelë dhe Bolivi, si dhe në Argjentinë. Irani, miku ynë më i mirë, sundohet nga lart gjithashtu, megjithëse në rastin e tij nga autokratë fetarë. Kina, nga ana e saj, e shet veten si shembull që sundimi autoritar funksionon. Në vend që të prodhonte një “fund” liberal “të historisë”, shekulli i 20 po bëhet një periudhë e begatë për diktatorët.

 

Hyn papa peronist

 

Në perëndim, impulsi autoritetit gjithnjë e më shumë bazohet në nocionin e vjetër progresiv të qeverisë me ekspertë. Për të paktën një shekull, pjesë me ndikim të inteligjencës – duke filluar me futuristin e njohur H. G. Wells – përfytyronte një shoqëri të kontrolluar nga ajo që ai e quante “republika e re”, në të cilin një grup i zgjedhur nga qytetarët më të talentuar dhe iluminuar kontrollon shoqërinë, përgjithësisht i maskuar, i pazgjedhur por shumë i pushtetshëm. Qeveria me ekspertë ka një problem themelor: Ajo nuk i frymëzon masat. Por tani, me papa Françeskun i rreshtuar me fanatikët e gjelbër, me bosët e mjedisit si miliarderi Tom Steyer tani mund të shkrijnë gjelbërimin e tyre me besimin fetar, ideologjinë me teologjinë. Tek e fundit, çfarë mund të ketë më të mirë se kombinimi i qartësisë shkencore me pagabueshmërinë papale? Sigurisht, disa elementë të mesazhit të papës mund të jenë më pak të pëlqyeshme për veshin e kapitalistëve të gjelbër super të pasur. Ndoshta disa pasues kokëfortë mund të sugjerojnë se ne mund t’i ndihmojnë të varfrit më shumë duke i konfiskuar kapitalet e të pasurve, ose mund të sugjerojnë madje të sugjerojnë imoralitetin një grusht njerëzish me jetë të ekzagjeruar, ndërsa u thonë të tjerëve të jetojnë gjithnjë e më ngushtë.

 

Fanatizmi fetaro-shkencor

 

Oligarkët, sigurisht, ka pak gjasa të përqafojnë një demokraci sociale të stilit të Bernie Sanders [kandidat në garën e tanishme presidenciale]. Ata mund të gjejnë modele më të dobishme në Mesjetë, para thellimit të dallimit mes teologjisë dhe shkencës. Në atë epokë, kisha zotëronte faktet dhe fantazinë. Kisha gjithashtu shqetësohej për të varfrit, por vazhdimisht i shmangej përballjes me ndryshimin e rendit ekonomik dhe social që shpesh shërbente për t’i mbajtur ata të varfër. Një viktimë e aleancës së re e shkencës me kishën do të jetë mendimi i lirë dhe debati. Në atmosferën e re, ata që vënë në dyshim “të vërtetat” që zotërojnë establishmenti shkencor dhe papati do të përballen me demonizim më të madh, në mos më keq. Dhe vërtetë, senatori Sheldon Whitehorse ka sugjeruar hapur që ata që kritikojnë agjendën e ndryshimeve klimaterike duhet t’i nënshtrohen akuzave federale për shantazh.

 

Kush humbet?

 

Për ironi, humbësit më të mëdhenj në këtë ndryshim mund të jenë pikërisht njerëzit me të cilët papa përpiqet shpesh të identifikohet. Rritja e çmimeve të energjisë prek të varfrit dhe klasën punëtore më shumë se të pasurit në vende si San Françisko. Papa sulmon dhe ajrin e kondicionuar si të pamoralshëm, një ide që mund të mos pritet mirë nga njerëzit në Kaliforni ose në qytetet e nxehta në Amerikën Latine nga ai ka origjinën, ku njerëzit vuajnë tmerrësisht nga mungesa e elektricitetit me çmim të leverdishëm. Pyetja e vërtetë është: Si mund të përmirësohen gjërat për të varfrit kur ambientalistët kërkojnë rritje më të ulët ekonomike? Një mënyrë është transferimi i pasurisë nga vendet e “pasura” te vendet e varfra, siç kërkojnë ca aktivistë evropianë. Një tjetër mund të jetë përshtatja e një varianti të peronizmit, ideologjia shtetërore e Argjentinës, e emërtuan sipas Juhan Peron-it, diktatori i zgjedhur që mori pushtetin në mes të viteve 1940. Rrënjët e peronizmit, siç thekson historiani Robert Crassweller, gjenden në kulturën e formuar nga sistemi klasor në Spanjë dhe ndikimi hierarkisë së kishës katolike, dhe jo nga parimet anglosaksone të konkurrencës dhe mbështetjes në forcat e veta. Ideali kryesor i peronizmit gjendet në dhënien e drejtësisë sociale përmes rishpërndarjes së pasurisë. Është e çuditshme që kjo ideologji qëndron në këmbë përderisa Argjentina është një nga dështimet më të mëdha ekonomike në botë, duke kaluar gjatë shekullit të kaluar nga një vend i pasur në një vend të nivelit të dytë ose të tretë. S’janë të shumtë as ata që mund të mbajnë si model ekonomik Rusinë, Venezuelën ose Iranin. Megjithatë, këto dështime nuk i kanë dekurajuar kapitalistët me lidhje të forta që të kenë lulëzuar në sisteme nën kontrollin e shtetit në vende si Venezuela dhe Irani. Një regjim klimaterik drakonian sigurisht e zgjeron fatin e kapitalistëve si Elon Musk, apo të tjerë mbështetësve të Silicon Valley dhe Wall Street që kërkojnë të detyrojnë konsumatorët dhe bizneset të blejnë energji të rinovueshme të shtrenjtë dhe të pa garantuar nga projekte me solar dhe erë. Sinergjia në rritje e shkencës zyrtare dhe fesë me shtetin përfaqëson një kërcënim unik për mënyrën tonë të jetesës. Kërcënon debatin e hapur me prirje për fanatizëm, një qasje verbuese që mund të bllokojë mënyra më efektive për të trajtuar ndryshimet klimaterike dhe pabarazinë. Dhe më e rëndësishmja, kjo përfaqëson një kërcënim të mundshëm ndaj sistemi kushtetues që, pavarësisht defekteve, na ka shërbyer mirë për 226 vjet.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0