Home | Life & Style | Rregulla të reja për shitjen e makinave

Rregulla të reja për shitjen e makinave

image
 
								
								

 

 

 

 

 

 

 

Kushdo që ka një makinë dhe dëshiron ta shesë, do të duhet të plotësojë më parë disa kushte, të vendosura rishtazi nga Ministria e Financave. Në një udhëzim të firmosur vetëm pak ditë më parë nga ministri Shkëlqim Cani dhe që ka hyrë në fuqi ditën e djeshme me botimin në Fletoren Zyrtare, përcaktohet qartë se çdokush që dëshiron të shesë automjetin e tij, kur të paraqitet tek noteri për procedurat ligjore, duhet të ketë me vete vërtetim nga DPSHTRR nëpërmjet drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit, apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente të përcaktuara me ligj. Udhëzimi i ri parashikon gjithashtu që drejtoritë rajonale tatimore që të lëshojnë vërtetimin për “shlyerjen e detyrimeve tatimore” për çdo tatimpagues, duhet të kërkojnë më parë vërtetim nga drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor për shlyerjen e “Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit.    

Udhëzimi i ri  

 Udhëzimi i ri i ministrit të Financave, Shkëlqim Cani është firmosur me datë 5 tetor. Ditën e djeshme është botuar në Fletoren Zyrtare dhe siç parashikon vetë ai, pas këtij hapi hyn menjëherë në fuqi. “Në zbatim të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, ministri i Financave udhëzon: Në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa: Në pikën 2.3, pas paragrafit të dhjetë, shtohen paragrafët me këtë përmbajtje: “Në rastet e tjetërsimit të mjetit, zyrat noteriale përpara se të kryejnë procedurat e nevojshme ligjore për shitjen e tij, i kërkojnë shitësit të mjetit vërtetim nga DPSHTRR-ja nëpërmjet drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente të përcaktuara me ligj. Drejtoritë rajonale tatimore që të lëshojnë vërtetim “Për shlyerjen e detyrimeve tatimore” për çdo tatimpagues duhet të kërkojnë më parë vërtetim nga drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor për shlyerjen e “Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në Udhëzimin e ri me Nr. 25, datë 5.10.2015.  

 Operacioni antiinformalitet    

Udhëzimi i ri i ministrit Cani duket se ka të bëjë direkt me operacionin e qeverisë kundër informalitetit, i cili është menduar të shtrihet dhe në sektorin e transportit rrugor. Në paketën e masave të prezantuara pak ditë më parë nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto parashikohen të paktën 5 pika që prekin këdo që ka makinë. Masat nisin nga kufizimi i importit të mjeteve nga individët të cilët do të lejohen të sjellin vetëm, 1- 2 makina në vit, tek serviset e automjeteve deri te momenti kur do të shitet. Nuk do të lejohet shitja e makinave me targa të huaja dhe tek kontrolli i varrezave të makinave. S’mund të importohen më shumë se 1- 2 makina në vit për përdorim personal. Një angazhim shumë të rëndësishëm do të ketë nga ana e shërbimit të noterisë, i cili do të jetë i domosdoshëm në realizimin e transferimit të pronësisë. Në momentin e regjistrimit të pronësisë do të ketë gjithashtu ndryshimet përkatëse. Automjetet duhet të jenë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme apo në degët e drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, me qëllim që makinat të jenë paraprakisht të regjistruara në sistem dhe për këtë do ti krijojmë mundësi noterëve që të kenë akses të plotë në bazën e të dhënave që ka Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0