Home | Life & Style | Buzëqeshja, gjuha universale

Buzëqeshja, gjuha universale

image
Buzëqeshja në fakt është gjuha universale për të gjithë njerëzit në botë. Buzëqeshja tregon lumturinë dhe largon ndjenjat e këqija dhe mos harroni buzëqeshja është "ngjitëse".

 

 

 

 

 

Buzëqeshja në fakt është gjuha universale për të gjithë njerëzit në botë. Buzëqeshja tregon lumturinë dhe largon ndjenjat e këqija dhe mos harroni buzëqeshja është "ngjitëse".

 

Të buzëqeshësh është e shëndetshme për zemrën dhe mushkëritë, rrit sasinë e oksigjenit në trup, që është tepër e dobishme për sistemin respirator. Ekspertët kanë vlerësuar se një buzëqeshje e mirë nxit zemrën të rrahë ngjashëm sikurse të kishte ushtruar për 15 minuta në biçikletë. Njëkohësisht vjen deri te lirimi i endorfinës, derisa sasia e hormoneve të stresit zvogëlohet.

 

Gjatë buzëqeshjes në mënyrë të koordinuar punojnë shumica e muskujve, përfshirë ata të stomakut, fytyrës, shpinës dhe këmbëve. Buzëqeshja ndikon mirë edhe në sistemin imun.

 

Shakatë edhe në mënyrë psikologjike na lidhin me njerëz të tjerë. Në këtë mënyrë thuhet ndjenja e të qenit të pikëlluar dhe të vetmuar, që janë ndër faktorët kryesorë në shfaqjen e depresionit.

 

 

Më shumë se medikamentet, e qeshura ndihmon trupin që të funksionojë sa më optimalisht.

 

Situata e vështirë ekonomike, një numër problemesh të tjera, si dhe streset e ditës na bëjnë që ne të harrojmë se ekziston brenda nesh fuqia që mund të ndihmojë trupin dhe shpirtin.

 

Qeshja është i vetmi medikament, për të cilin nuk duhet të paguash asgjë dhe ndihmon me të gjitha sëmundjet.

 

Dëshmia për këtë gjë ekziston edhe në mjekësi, – e qeshura përshpejton punën e diafragmës dhe kështu nxit sekrecionet e hormonit të lumturisë, zvogëlon dhimbjen dhe relakson trupin.

 

Megjithatë, që kjo të jetë e dobishme, e qeshura duhet të jetë e sinqertë dhe e përditshme.

 

E qeshura është një proces i lidhur me ndjenjat e këndshme, që kanë një efekt pozitiv në trup, në kundërshtim me gjendjen e stresit. Ajo forcon sistemin imunitar, duke ulë lirimin hormonit të stresit.

 

Përveç kësaj, ajo rrit kapacitetin e mushkërive dhe pasurimin gjakut me oksigjen.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00