Home | Life & Style | * * *

* * *

image
Ky telefon inteligjent thuhet se do të përdorë teknologjinë e njohjes së syrit, e zhvilluar nga kompania IRIENCE. Kjo do të thotë se sensori për gjurmët e gishtave do të zëvendësohet nga skaneri i syrit.

 

 

 

 

 

Moskë, internet në varrezat 

Në Moskë, në tre varrezat më të vizituara, tashmë do të jetë i pranishëm Wi-Fi, ku të gjithë vizitorët e varrezave do të kenë mundësi që të lidhen falas në internet, duke filluar nga gjysma e parë e 2016.

Sipas kreut të shërbimeve funerale të Moskës, Artem Yekimov, kjo është një mënyrë që do i ndihmojë vizitorët të gjejnë më shumë gjëra për njerëzit e famshëm që janë varrosur në këto varreza, dhe për ta bërë vizitën në varreza më "të rehatshme".

Kompania e telekomunikiacionit YS System thotë se do të instalojë rrjetet e Wi-fi pasi ka dëgjuar për këtë plan, për të ndërtuar zona qetësie, "rehatie psikologjike". 

"Në një vëzhgim të bërë nga ne këtë verë, të anketuarit ankoheshin për lidhjen e dobët të internetit në varreza", shprehet kreu i kompanisë, Yevgeny Abramov.

 

* * *

Telefoni inteligjent që do të përdorë teknologjinë e njohjes së syrit

Pritet të sjellë një frymë krejtësisht të re në tregun e telefonave inteligjentë, LG G5, pajisja e ardhshme e gjigantit koreano-jugor të teknologjisë. LG njihet për risqet që ka ndërmarrë, duke mos ndjekur traditën e kompanive të tjera teknologjike. Ajo ishte e para që krijoi kasa të telefonit me lëkurë. Telefoni LG V10 gjithashtu është i pari që ofron një ekran dytësor për njoftime.

Edhe tek LG G5 kompania do të sjellë një veçori të re.

Ky telefon inteligjent thuhet se do të përdorë teknologjinë e njohjes së syrit, e zhvilluar nga kompania IRIENCE. Kjo do të thotë se sensori për gjurmët e gishtave do të zëvendësohet nga skaneri i syrit. LG G5 do të ketë ekran 5.6 inç IPS LCD, me rezolucion 1,440 x 2,560 pikselë. Ai do të fuqizohet nga procesori i fundit Qualcomm Snapdragon 820 SoC.

Ndryshe nga LG G4, telefoni do të ketë kasa prej metali, dhe do të fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3,500 mAh. Sa i përket kamerave, pajisja do të ketë kamerë 21 megapikselë me lazerin për vetë-fokusim, dhe do të ofrojë mbështetje për stabilizuesin optik të imazheve, videot 4K dhe blicin e dyfishtë LED. Ndërsa kamera ballore do të jetë 8 megapikselë.

Nga veçoritë e mësipërme dalim në përfundimin  se LG G5 do të ndryshojë shumë nga paraardhësi i tij.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0