Home | Life & Style | Laptopët dhe teknologjia

Laptopët dhe teknologjia

image
Twitter është kritikuar shpesh për politikat që ndjek në rrjetin social, prandaj u ka siguruar përdoruesve mjete të reja për të raportuar dhe bllokuar cicërimat abuzive.

 

 

 

 

 

* * *

LG Gram 15 është laptopi më i lehtë i krijuar deri më tani. Ai është prezantuar në konferencën CES 2015, dhe peshon më pak se 1 kg. Ai është më i hollë se MacBook Pro i Apple-it, i cili është cilësuar deri tani si laptopi më i lehtë.

Gram 15 është rreth 1.5 cm i hollë dhe shumë i fortë, pasi është krijuar me magnez. Laptopi ka ekran 15 inç me rezolucion HD (1,920 x 1,080) dhe teknologjinë IPS për kënd të gjerë të pamjes. Ai fuqizohet nga gjenerata e gjashtë e Intel Core i5 ose i5 dhe operon me Windows 10.

Sipas LG-ës, bateria e pajisjes do të zgjasë për më shumë se shtatë orë, ndërkohë akoma uk është bërë i ditur asnjë informacion në lidhje me çmimin që ai mund të ketë. 

 

* * *

Viber njihet për aplikacionin e saj unik, i cili ju lejon të bisedoni me miqtë tuaj nëpërmjet mesazheve tekst, thirrjeve me audio ose video. Tani, Viber do të sfidojë Snapchat-in dhe aplikacionet e tjera të specializuara për mesazhet vetë-shkatërruese.

Viber ka realizuar një version të ri të aplikacionit të saj, i quajtur Viber Wink. Ky aplikacion mund të instalohet falas tek pajisjet iOS dhe Android. Ai ju lejon të vendosni një kohë të caktuar që fotot apo mesazhet që ia keni dërguar një miku të fshihen automatikisht. Kështu e gjithë biseda që keni bërë me mikun do të fshihet automatikisht si tek telefoni juaj ashtu edhe tek telefoni i mikut.

Viber Wink nuk është një aplikacion i mëvetësishëm. Duhet të keni të instaluar edhe aplikacionin Viber që të funksionojë, pasi ai dërgon materiale tek miqtë që keni në aplikacionin kryesor.

 

* * *

Twitter ka ndryshuar rregullat tek rrjeti social për të ndaluar përmbajtjet e dhunshme, fyese apo thirrjet për terrorizëm.   "Si gjithmonë, ne përqafojmë dhe inkurajojmë mendimet dhe besimet e ndryshme, por, ne do të vazhdojmë të marrim masa për llogaritë që e kalojnë vijën e abuzimit," ka shkruar në një postim në blogun e kompanisë Megan Cristina, drejtoresha për Besimin dhe Sigurinë tek Twitter.   Rregullat e reja përcaktojnë qartë se përdoruesit nuk mund të nxisin dhunë ose të sulmojnë dhe kërcënojnë njerëzit në bazë të racës së tyre, etnisë, origjinës kombëtare, orientimit seksual, gjinisë, përkatësisë fetare, moshës etj.   Twitter është kritikuar shpesh për politikat që ndjek në rrjetin social, prandaj u ka siguruar përdoruesve mjete të reja për të raportuar dhe bllokuar cicërimat abuzive. Në muajin mars të vitit 2015, kompania krijoi një filtër për të hequr komentet kërcënuese nga kohështrirja e një personi. Ndërsa në muajin prill, kompania ndryshoi politikat e saj për të ndaluar veprimet që nxisin dhunën tek të tjerët. 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0