Home | Life & Style | * * *

* * *

image
Ndryshimi i rregullave e vendos shitjen e armëve nën të njëjtat kufizime të vendosura nga Facebook edhe për ilaçet dhe medikamentet ilegale.

 

 

 

 

 

 

Google Chrome së shpejti me dizajn të ri

 

Google është duke planifikuar ta ridizajnojë shfletuesin e saj Chrome. Sipas The Next Web, versioni i ri i Chrome do të bazohet në “dizajnin material”, që aktualisht përdoret nga përdoruesit e Android.

Disa pamje të ekranit janë vërejtur nga zhvilluesit e Google, që janë duke punuar në këtë projekt, dhe shfaqin një pjesë të asaj se si do të duket versioni i ri Chrome, duke përfshirë qoshet më katrore, një pamje më të bukur, butonat e ridizajnuar për bookmarks dhe informacione.

Sipas raportit, dizajni i ri është funksional tashmë, por nuk do të prezantohet edhe për pak kohë. 

 

* * *

Facebook dhe Instagram ndalojnë përdoruesit të reklamojnë armë zjarri

 

Rrjeti social më popullorë Facebook dhe Instagram kanë ndërmarrë një masë të rreptë që nuk do t’i lejojë më përdoruesve të tij të reklamojnë armë zjarri. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas debatit të madh në shtetet e bashkuara për aksesin ndaj armëve, pas ngjarjeve tragjike të javëve të fundit.

Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje rrjeteve sociale dhe kompanive mediatike, që të shtrëngojnë rregullat dhe të ndalojnë reklamimin apo shitjen e armëve përmes rrjeteve sociale në internet, me qëllimin kryesor për të ndaluar tregtinë e armëve mes individëve, edhe përmes këtyre rrjeteve.

Ndryshimi i rregullave e vendos shitjen e armëve nën të njëjtat kufizime të vendosura nga Facebook edhe për ilaçet dhe medikamentet ilegale.

Por shitësit e liçencuar të armëve të zjarrit do të jenë të lirë të japin lajmërime në rrjetet sociale por jo të kryejnë transaksione financiare përmes Facebook, tha zëdhënësi i kompanisë.

“Përgjatë dy viteve të fundit, gjithnjë e më shumë njerëzit po e përdornin Facebooku-n për të shitur apo blerë produkte të ndryshme, mes tyre edhe të armëve të zjarrit” tha Monica Bickert, shefja e politikave të Facebook.

“Ne po vazhdojmë të zhvillojmë teste dhe të tentojnë një linjë e një eksperiencë të re për produktet që publikohen e tregtohen përmes Facebook por mos reklamimi i armëve të zjarrit do të jetë vërtet një revolucion”, shtoi ajo.Facebooku është rrjeti social më i famshëm në botë, me 1.59 miliardë përdorues përqark globit, 219 milionë prej të cilëve në SHBA dhe Kanada.

Grupet që mbështesin rritjen e kontrollit për armët e zjarrit e mirëpritën menjëherë këtë vendim të Facebook.

 

* * *

Sa përdorues interneti ka Korea e Veriut?

 

Sipas disa statistikave të publikuara nga rrjeti global i internetit rezulton se Koreja e Veriut ka vetëm 7.200 përdorues. Agjencia e marketingut “We are Social” publikoi një raport ku tregon se vendi i udhëhequr nga Kim Jong Un lejon vetëm 0.03 për qind të popullsisë për të hyrë në internet.

Ndërkohë Islanda mban pothuajse 98 për qind të popullsisë së saj me përdorues interneti. Megjithatë ky nuk është tregues i mospasjes së internetit ne Koren e Veriut, por thuhet se shteti ka bërë versionin e vet të brendshëm të internetit, i njohur me emrin Kwangmyong, e cila përkthehet fjalë për fjalë në "ndritshëm".

Arsyeja e këtij veprimi, pra shkëputja e webit nga interneti është bërë për arsye se çdo përmbajtje nga bota e jashtme është e verifikuar nga zyrtarët e qeverisë. Gjithsesi motori i kërkimit i quajtur “Vendi Ynë” u lejon përdoruesve të lundrojnë në mbi 5.500 faqe të internetit, të cilat përgjithësisht janë nga universitetet, zyrat qeveritare, bibliotekat dhe korporatat shtetërore.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0