* * *
Zbardhja e dhëmbëve është një çështje që i intereson shumë personave, por metodat e zbardhjes ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas llojit të dhëmbëve.
Mungesa e gjumit tij ul nivelin e inteligjencës
Sipas studimeve më të fundit rezulton se mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës. Të flesh një orë më pak gjumë do të thotë që truri i një personi në klasë të gjashtë kthehet në trurin e një nxënësi në klasë të katërt.
"Humbja e një ore gjumë është e barasvlefshme me 2 vite të rritjes së njohurive dhe zhvillimit", thonë studimet.
Në bazë të studimit dalin rezultatet se adoleshentët të cilët merrnin 10-ta flinin 15 minuta më shumë se sa ata qe merrnin 9-ta,e kështu me radhë."
Të dhënat nga Wahlstrom ishin pothuajse përsëritje perfekte e rezultateve nga studimi i më shumë se 2 mijë nxënësve në Rhode Island të SHBA nga ekspertja e Universitetit Brown , Mary Carskadon.
Sëmundjet kardiovaskulare, konsumoni sa më shumë panxhar të kuq
Studimi më i fundit i kryer në Londër ka zbuluar se një gotë lëng i panxharit të kuq ul shtypjen e gjakut në mënyrë drastike. Një tjetër hulumtim i bërë në Melburn të Australisë tregon se shtypja e gjakut do të ulet pas 6 orëve, pasi të keni pirë gjysmë litër lëng të panxharit.
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se rastet e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare do të ishin zvogëluar, nëse njerëzit do të konsumonin më shpesh panxharin e kuq.
Sipas këtyre hulumtimeve, panxhari i kuq ul zhvillimin e demencës dhe rritjen e tumoreve (tumoreve të prostatës dhe gjirit) për 12.5 %. Neutricionistët rekomandojnë që ta përdorni panxharin e kuq edhe për problemet digjestive.
Dhëmbë të bardhë
Zbardhja e dhëmbëve është një çështje që i intereson shumë personave, por metodat e zbardhjes ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas llojit të dhëmbëve.
Nëse keni dhëmbë të hirtë, zbardhja mund të mos vërehet e në rastin e dhëmbëve të verdhë, zbardhja do të duhej të vepronte. Shumë persona përdorin metoda në klinika dentare por ka dhe një metodë natyrale e cila jep efekt.
Ja se çfarë duhet të bëni:
Përzieni pak sodë bikarboni me pastën për dhëmbë. Merrni letër alumini dhe formojeni në formë shiriti në bazë të madhësisë dhe gjerësisë së dhëmbëve tuaj.
Masën e fituar vendoseni në letër alumini dhe vendoseni në dhëmbë duke e lënë për një orë. Këtë bëjeni për 7 ditë rresht, që të keni efekte të dukshme. Kjo metodë nuk ka efekte anësore.
Comments (0 posted)
Post your comment