Home | Life & Style | * * *

* * *

 

   

 

WhatsApp nuk i zhduk mesazhet e fshira

 

 

“Privatësia dhe siguria është në ADN-në tonë”, thotë WhatsApp në faqen e tij zyrtare.

Por studiuesit e sigurisë pretendojnë se aplikacioni i famshëm për mesazhe i mban gjurmët e bisedave edhe pasi ato janë fshirë nga përdoruesit.

Përderisa nuk i vendos përdoruesit në rrezik, kjo krijon një mundësi potenciale të vjedhjes së informacioneve nga njerëzit që kanë qasje në një pajisje

Jonathan Zdziarski shkroi në një postim në blog: “Përderisa ekspertët thonë se enkriptimi kontrollon WhatsApp-in, duket se versioni i fundit i testuar i aplikacionit lë gjurmë të bisedave tuaja, edhe pasi ato të jenë fshirë, pastruar ose arkivuar… madje edhe nëse i pastroni të gjitha bisedat”.

“Në fakt, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ato biseda është duke e fshirë gjithë aplikacionin”, shtoi ai.

MailOnline kontaktoi WhatsApp-in për koment mbi këtë çështje por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

 

 

Droni Aquila 

 

Në një njoftim në faqen e tij zyrtare, Mark Zuckenberg njoftoi se është testuar droni Aquila i cili mund të fluturojë mijëra metra mbi sipërfaqen e tokës dhe të ofrojë internet në cdo cep të botës.

Zuckenberg thotë se në të ardhmen shpreson të ndërtojë një flotë me të tillë dronë të cilët mund të fluturojnë 18 290 metra mbi sipërfaqen e tokës e të lidhen me njëri-tjetrin për të ofruar sinjalin e internetit.

Përveç Facebook, edhe Google ka shpenzuar shuma të mëdha për projektin e balonave Loon, të cilat do të shpërndajnë kudo sinjal interneti.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00