Home | Life & Style | Një ditë me Obamën

Një ditë me Obamën

image
Ai është President i Shteteve të Bashkuara, dhe ka punën më të vështirë në botë. Planet dhe oraret mund të ndryshojë në harkun kohor të një rrahje zemre, kështu që nuk ka “ditë shabllon” për Presidentin.







Presidenti Barack Obama është komandanti dhe shefi i ushtrisë më të fuqishme në botë, kreu i partisë së tij politike, dhe udhëheqës i botës së lirë. Vendimet e tij mund të shuajnë një krizë ose të shkaktojnë një luftë, fjalët e tij janë dëgjuar në të gjithë globin.

Ai është President i Shteteve të Bashkuara, dhe ka punën më të vështirë në botë. Planet dhe oraret mund të ndryshojë në harkun kohor të një rrahje zemre, kështu që nuk ka “ditë shabllon” për Presidentin.

Çdo ditë sjell sfida të reja për të. Por nëse gjithçka shkon mirë në një ditë normale në Uashington DC, ai do flejë rreth gjashtë orë gjumë para se t’ia nisë punës.


 1. Ai zgjohet shumë shpejt dhe rutina e tij e përditshme përfshin stërvitjen e mëngjesit, përpara se t’i futet punës së tij si një zyrtar i lartë.

2. Kreu i Shtëpisë së Bardhë hyn në Zyrën Ovale rreth orës 8:30-9:00 dhe mëson rreth axhendës së tij ditore nga sekretarja e tij personale, Ferial Govashiri.

3. Rreth orës 10:00 ai merr nga këshilltari i sigurisë kombëtare, udhëzimet e përditshme presidenciale, të cilat ndonjëherë i lexon edhe në tabletë. Përmbajtja e udhëzimeve, lejon presidentin të njihet me gjithçka që duhet të dijë dhe mundësitë e ndonjë krize në botë.

4. Dita zakonisht është e mbushur me telefonata…takime… Nëse është në mes të ndonjë beteje ligjore, atij do t’i duhet të takohet me udhëheqës të kongresit nga të dyja palët.

5. Ai gjithashtu takon edhe stafin e tij, për të diskutuar mbi strategjitë legjislative. Në ditën e tij ekziston edhe “shtrëngimi i duarve” ku ai falënderon bujarisht të gjithë pjesëtarët e Shtëpisë së Bardhë. Ai shpesh bashkëbisedon edhe me grupet përbërës kryesor.

6. Në ditë të tjera, presidenti mirëpret në shtëpi liderë të tjerë botëror.

7. Në raste të rralla ai flet për shtypin. Dhe në rastet kur ai dëshiron të fluturojë me helikopterin Marine One jashtë Uashington DC, nuk i anashkalon takimet që ka në axhendë. Këto takime zhvillohen aty (si në këtë rast me ish-kryeministrin britanik David Cameron).

8. Fundi i një dite të zakonshme për presidentin Obama është ora 18:00. Ai zakonisht darkon me familjen e tij rreth orës 18:30.

9. Si një baba i mirë ai nuk harron vajzat e tij, Malia dhe Sasha, me të cilat kalon pak kohë argëtimi pasi ka darkuar.

10. Por puna nuk ka mbaruar tamam. Ai zakonisht mban shënime në letër, plane dhe ide të cilat nuk duhet të anashkalohen.

11. Kështu ka shkuar ora 23:30, dhe derisa të fiket drita e mesnatës ai lexon. Nëse asnjë telefonatë nuk e shqetëson, ai ka mundësinë të flejë rreth 6 orë për të nisur ditën tjetër e cila padyshim nuk do jetë si kjo që kaloi. /FT

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00