* * *
DailyRound, është një shërbim për doktorët i cili kombinon elemente nga rrjeti social dhe të rejat mjekësore. Ai ka dy vite që ofrohet tashmë dhe vitin e kaluar u investuan 500,000 dollarë për ta përmirësuar këtë shërbimin.
Via Egnatia e Kanionet e Nivicës, në Samitin Botëror të Turizmit
Në Samitin Botëror të Turizmit të Aventurës në Alaska, Agjencia Kombëtare e Bregdetit paraqiti para kompanive të shumta pjesëmarrëse dy projektet e saja pilote. Intenerarin e Via Egnatia dhe Intenerarin Turistik të Kanioneve të Nivicës. Të dyja këto intenerare të turizmit të aventurës u përzgjodhën si pjesë e promovimit të Ballkanit Perëndimor nga organizatorët si dhe nga ekipi i Western Ballkan National Geographic.
Kanionet e Nivicës janë e vetmja pasuri natyrore e turizmit malor në Jug të Shqipërisë. Kushdo që ka udhëtuar qoftë dhe një herë drejt Kurveleshit, ato të shfaqen përballë ndërsa ngjitesh rrugës për në Progonat. Ato janë dhe më mahnitëse kur i shikon nga Nivica. Thellësia e tyre shkon deri në rreth 70 metra dhe mund të përdoren për ushtrimin e sporteve të ujit. Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me të cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut Verior.
DailyRound, një aplikacion vetëm për mjekët
DailyRound, është një shërbim për doktorët i cili kombinon elemente nga rrjeti social dhe të rejat mjekësore. Ai ka dy vite që ofrohet tashmë dhe vitin e kaluar u investuan 500,000 dollarë për ta përmirësuar këtë shërbimin.
Ashtu si edhe tek Stackoverflow, në DailyRound mjekët mund të kërkojnë këshilla nga kolegë të tjerë të fushës së tyre. Programi ofrohet në desktop, iOS dhe në Android dhe i lejon doktorët të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë eksperienca, të kenë një bazë të përbashkët të dhënash si dhe të ngarkojnë në të dokumente vizualë të rasteve të tyre.
“Fillimisht, kishte vetëm pak doktorë që përfshinin rastet e tyre studimore në platformë,” thotë Dr. Deepu Sebin, themeluesi i saj, në një intervistë. “Pastaj filluam të shtojmë gjithnjë e më shumë veçori dhe tani kemi vendosur ta bëjmë atë më të gjerë.”
Momentalisht, DailyRound numëron 250,000 përdorues, ku për tu regjistruar në shumicën e rasteve kërkohen certifikatat dhe karta e identitetit. Pothuajse 60% e të gjithë përdorueseve janë indianë.
Tani platforma është menduar të ofrohet edhe për pacientët, që t’i ndihmojë ata të jenë në kontakt më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me mjekët e tyre.
Comments (0 posted)
Post your comment