Home | Life & Style | Për jetëgjatësinë!

Për jetëgjatësinë!

image
Diabeti është një ndër sëmundjet më të zakonshme të epokës moderne. Por, kura për diabet mund të gjendet lehtë edhe te produktet që na dhuron natyra.

 

 

 

 

 

 

Mrekullia me ujin e bamjeve

 

Diabeti është një ndër sëmundjet më të zakonshme të epokës moderne. Por, kura për diabet mund të gjendet lehtë edhe te produktet që na dhuron natyra.

Shkenca ka filluar ta pranojë dhe të demonstrojë që për sëmundjen e diabetit natyra bën mrekullinë e saj. Bima që ndihmon shumë të sëmurët me diabet është bamja. Më origjinë nga India, shkencëtarët kanë arritur të dëshmojnë se bamjet zvogëlojnë nivelin e lartë të sheqerit në gjak.

Përgatitja është shumë e thjeshtë: lërëni bamjet në një gotë me ujë gjatë gjithë natës dhe lëngun e fituar e konsumoni ditën e nesërme.

Ky ujë gjithashtu redukton rrezikun e kancerit, veçanërisht të zorrës së trashë. Uji i bamjeve duhet të konsumohet në mëngjes, në stomakun bosh.

 

Mandarina, pastron gjakun!

 

Mandarinat përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C, sasi të bollshme të vitaminës D dhe K. Të dy këto vitamina sigurojnë elasticitetin e enëve të gjakut.

Ajo gjithashtu përmban magnez, kalcium dhe kalium. Mandarina, është burim i mirë i fibrave dietike. Mandarinat përmbajnë Beta-carotene i cili funksionon si antioksidant, por që mund të shndërrohet në retinol, formë kjo e vitaminës A e cila shfrytëzohet nga qelizat e syve për shikim dhe po ashtu ndihmon sistemin imunitar.

Mandarina stimulon ndarjen e qelizave dhe gjeneron qeliza të reja. Pastron gjakun dhe përdoret si purifikuese. Po ashtu mandarina, nxjerr substancat toksike nga trupi si ndotësit e ujit, kripërat shtesë etj. lehtëson  të gjitha llojet e inflamacionit, përdoret  si qetësuese kundër etheve, helmimeve, alergjive, etj.

Po ashtu, qetëson stomakun e irrituar dhe ndihmon në tretjen e ushqimit, përthithjen e lendeve ushqyese në mëlçi, stomak dhe ne zorrë, ne rritjen e sistemit imunitar, lehtësimin e problemeve te  frymëmarrjes dhe qetësimin e sistemit nervor.

 

Për jetëgjatësinë!

 

Dëshironi të arrini moshën 100 vjeçare? Atëherë kjo është më e lehtë sa duket, pasi disa studime të fundit kanë treguar se ushqimi luan rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e njeriut.

Krundet

Në një studim me më shumë se 40,000 gra, ato të cilat kishin konsumuar krunde kishin pasur 31 për qind më pak rrezik të vdesin nga shkaktarë tjerë se kanceri apo sëmundjet e zemrës, krahasuar me ato që nuk futnin krunde në dietën e tyre.

Brokoli

Brokoli përmban përbërës që e përmirësojnë imunitetit, prandaj është i mirë për t’i mbajtur larg sëmundjet e ndryshme, përfshirë edhe kancerin.

Salmoni

Salmoni është i pasur me omega-3 dhe përfshirja e salmonit në dietë e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Çokollata e zezë

Një studim i vitit 1999 të Harvardit ka zbuluar se meshkujt që hanë çokollatë rreth tri herë në ditë jetojnë më gjatë sesa ata që nuk hanë.

Arrat

Të pasura me proteina, fibra, vitamina dhe minerale, arrat mund të jenë ushqimi më i shëndetshëm që mund ta hani.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00