Home | Life & Style | Kujdesi për shëndetin

Kujdesi për shëndetin

image
Studime të shumta kanë nxjerrë në pah vetitë e padiskutueshme të rozmarinës, ku theksohet se ndihmon qarkullimin e gjakut si dhe përmirëson humorin.

 

 

 

 

 

* * *

 

Bima e rozmarinës është përdorur për shekuj me radhë nga shumë kultura, si një pije freskuese dhe e shëndetshme.

1. Kjo bimë, jo vetëm që ka veti antioksiduese, por ndihmon për të ç’helmuar dhe për të forcuar sistemin kardiovaskular dhe imunitar. 

2. Çaji i rozmarinës gjithashtu stimulon rrugën e tretjes duke lejuar atë të punojë në mënyrë më efikase.

3. Rozmarina përdoret kundër hipertensionit.

4. Në formë vaji esencial për masazhe të kokës kundër rënies së flokëve.

5. Çaji bimor i rozmarinës mund të japë lehtësim nga dhimbje të vogla, duke përfshirë dhimbje muskujsh apo dhimbje koke.

6. Ky çaj është përdorur për të lehtësuar dhimbjet menstruale, dhimbjet pas lindjes etj.

7. Një përfitim tjetër nga pirja e këtij çaji bimor është se, aroma e tij hap sinuset, lehtëson mbingarkesën e hundës dhe mban enët e gjakut të hapura, te cilat zvogëlojnë dhimbjen e kokës.

8. Si një çaj, rozmarina shkatërron bakteret që shkaktojnë frymën e keqe dhe stimulon enët e gjakut në gojë, për të ruajtur higjienën orale të shëndetshme.

 

Përdorimi:

1 lugë kafeje ose supe me bimën e grimcuar hidhet në një gotë ujë të sapovaluar, mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet 15 minuta. Pihen 3 doza të tilla në ditë.

Gatimi me rozmarinë është një mënyrë e mire për të marrë disa nga përfitimet shëndetësore të kësaj bime. Mund të përdoret në përgatitjen e pjatave me perime, supave dhe mishit. Rozmarina është përdorur shpesh në gatimin e pulave dhe peshkut, plus dhe për garniturat anësore duke përfshirë patatet, domatet, bishtajoret dhe orizin.

Vaji esencial i rozmarinës i përzier me vaj bajame, ose vaj ulliri është përdorur për të ndihmuar në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve.

Aroma e fortë e vajrave thelbësore lejon që ato të përdoren në lehtësimin e proceseve mendore.

 

 

* * *

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstante nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.

Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

 

* * *

Përqafimi i thyen të gjitha barrierat, i bën njerëzit të qeshin dhe i shëron ata. Atë që një doktor nuk mund të bëjë e bën një përfaqim.

Vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Oksitocina është një nga neurotransmetuesit më të fuqishëm në trurin tonë. Ajo kërkon teknika stimuluese të veçanta për t’u çliruar në mënyrë natyrale. Një ndër të cilat është përqafimi.

Efektet pozitive të oksitocinës përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e niveleve të stresit të cilat i referohen hormonit të quajtur kortizol.

Sipas disa studimeve nga Universiteti i Karolinës Veriore, në rastet që njerëzit përqafohen për më shumë se 20 sekonda, çlirohet oksitocinë, ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë, dhe si rrjedhojë personi ka ndjenja pozitive dhe rrit besimin që ka ndaj të tjerëve.

Pra, vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Përqafimet forcojnë sistemin imunitar, ulin ndjesinë e vetmisë, relaksojnë muskujt dhe rrisin vetëvlerësimin.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00