Aleksandër Vuçiç në rrezik për jetën!
Në afërsi të shtëpisë së familjes së Kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Jajincima, është gjetur një makinë e mbushur me armë. Në makinë janë gjetur armë, granata, mitralozë dhe municione.
Si pjesë e hetimeve për armët e gjetura në afërsi të shtëpisë së familjes së Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, sot janë kapur armë në Beograd.
Armët janë kapur në një makinë “Renault Megan”, e vjedhur në Beogradin e Ri në janar të këtij viti, që gjendej në një garazh.
Sipas mediave serbe, në veturë është gjetur një automatik, sasi e madhe e municionit, 400 gram TNT e ndarë në dy kallëp, një detonator dhe një celular për aktivizimin e eksplozivëve nga largësia.
Zyrtarët serbë nuk kanë dalë ende me komunikatë, nëse këto armë kishin të bënin me një atentat ndaj Kryeministrit serb, por kapja e armëve ka të bëjë me kapjen e armëve pranë shtëpisë së Vuçiçit.
* * *
Në afërsi të shtëpisë së familjes së Kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Jajincima, është gjetur një makinë e mbushur me armë, shkruan Tanjug.
Në makinë janë gjetur armë, granata, mitralozë dhe municione.
Është raportuar që makina është gjetur rreth 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë e familjes së Kryeministrit.
Me urdhër të Prokurorisë është marrë vendimi për t'u bërë analizat e ADN-së si dhe është bërë largimi i të gjitha armëve nga vendi i ngjarjes, transmetojnë agjensitë.
Comments (0 posted)
Post your comment