Kujdesi për shëndetin (...)
Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet.
Çokollata e zezë, ilaç magjik
Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore.
Ata që e kanë qejf çokollatën duhet të gëzohen. Mjekët kanë disa kohë që thonë se çokollata të bën mirë. Po të konsumoni çokollatë të zezë çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.
Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë. Studime të tjera tregojnë se çokollata me qumësht, çokollata e bardhë ose çokollata e zezë e ngrënë me qumësht, nuk kanë të njëjtat efekte si çokollata e zezë vetëm. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e një substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit.
Ky është një lajm i mirë për ata të cilët vuajnë nga tensioni. Vërtet ky është një efekt i mirë, megjithatë çokollata sjell shtimin në peshë.
Dieta me limon, mrekulli e peshës
Duhet të ndiqni vetëm shtatë hapa dhe ta pasuroni ushqimin me shumë limon. Çdo mëngjes pini lëng të freskët të limonit me ujë.
Duhet të shmangni alkoolin dhe lëngjet me shumë sheqer, ndërsa konsumimin e kafesë dhe çajit zvogëlojeni në minimum.
Gjatë kësaj diete, mund të konsumoni çdo gjë që hani zakonisht dhe nuk ju duhet të numëroni kaloritë.
Vetëm për një gjë duhet të kujdeseni: Që të paktën në një vakt që konsumoni të ketë limon. Duke e kombinuar këtë dietë me 30-minuta ushtrime për çdo ditë, do të ndiheni më të shëndetshëm pas një jave, ndërsa pas dy javëve, humbja e kileve do të jetë e dukshme.
Eleminimi i fryrjes së barkut!
Nëse keni fryrje dhe ngërçe, në vend të tentimit për të eliminuar shkaktarin e problemit, përpiquni që të fusni në organizëm këto ushqime që do ju ndihmojnë që të ndjeheni më mirë
Gido Mejz, ekspert i barërave klinike, shpjegon se arsyeja mund të jetë mungesa e ushqimeve të rëndësishme në ushqyerjen tonë dhe për këtë kjo mund të zgjidhet me shtimin e ushqimeve që ndihmojnë në shmangjen e fryerjes dhe ngërçeve.
“Aroma e fortë e bimëve mund të ju ndihmojë që të kontrolloni mundimet, gazërat, ngërçet e bile edhe sindromin e zorrëve të irrituara”, thotë Mejz
Kjo është lista e shkurtë e ushqimeve dhe bimëve që do t’iu ndihmojnë që të zgjidhni problemin e tretjes në mënyrë natyrore. Duke ju falënderuar ndikimit të tyre në të gjitha aspektet e shëndetit mos u befasoni nëse ju përmirësohet metabolizmi dhe lëkura ju bëhet më e bukur.
Nana
“Nuk është e rastësishme që nana është popullore pas darkës”, thotë Mejzi, cili këshillon verzionin natyror, për shembull qaj (të ftohtë dhe të nxehtë), i cili do të ndihmojë në lirimin e ngërçeve dhe heqë ndjenjën e fryerjes.
Xhenxhefili
Rrënja e xhenxhefilit është e njohur si ilaçi më i mirë natyror kundër mundimit në lukth. Mejz këshillon që xhenxhefili i posa prere të shtohet në çaj ose ujë të ngrohtë.
“Është i shkëlqyeshëm për udhëtime dhe do të ndihmojë tretjen tuaj”, thotë Mejz.
Farat e koprës
Vetëm një majë e vogël e këtyre farave zbut fryerjen dhe gazrat.
Nëse vuani nga fryerja kronike Mejz këshillon përdorimin e vajit të kësaj fare.
Uthulla e mollës
Efektet e uthullës së mollës janë të shumta e një nga më të mëdhënjtë është që ndihmon në shërimin e problemit të tretjes, sepse ndihmon që acidi i lukthit shkon atje ku edhe e ka vendin. Mejz shpjegon se uthulla është përplot me bakterie të cilat janë të një rëndësie thelbësore për baraspeshën në lukth dhe tretje të shkëlqyeshme.
Comments (0 posted)
Post your comment