Home | Life & Style | Paris, transport publik falas

Paris, transport publik falas

image
Kryeqyteti francez ka bërë transportin publik falas teksa përpiqet të luftojë ndotjen më të rëndë të 10 viteve të fundit.

 

 

 

 

 

Paris, transport publik falas 

 

 Kryeqyteti francez ka bërë transportin publik falas teksa përpiqet të luftojë ndotjen më të rëndë të 10 viteve të fundit.

Zyrtarët kanë ndaluar gjysmën e makinave dhe transporti publik është falas për ditën e tretë radhazi, në skenim e ngjashme me atë të zbatuar në Lion të premten.

Të premteve lejohet të qarkullojnë vetëm targat me shumën e numrave çift, për të nxitur përdorimin e rrjetit të biçikletave Velib dhe tramvajeve elektrikë Autolib, përveç autobuzëve dhe Metrosë së Parisit. Organizata e monitorimit të ndotjes tha se shkaku është gjithashtu akumulimi i ndotësve prej gjendjes ciklonike atmosferike.

 

 

Tronditen Ishujt Solomon

 

 

Një tërmet i fuqishëm, 7.7 ballë i shkallës Rihteer ka goditur të enjten Ishujt Solomon. Fillimisht u raportuar se tërmeti ishte me magnitudë 8.0.

 

“Disa valë të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme në tri orët e fundit”, është njoftimi i Qendrës për paralajmërime të cunameve.

 

Më herët ditën e sotme, një tërmet 6.5 ballë goditi brigjet e Kalifornisë veriore.

 

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se nuk pati viktima apo dëme të shumta materiale nga tërmeti.

 

Epiqendra e tij, u lokalizua 97 milje në perëndim të Kalifornisë me një thellësi 6.2 milje.

 

Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan se në disa zona kishte shkëputje të energjisë elektrike por asnjë dëmtim serioz.

 

 

Doping, të përfshirë dhe shërbimet sekrete

      

Agjencia Botërore Antidoping ka publikuar pjesën e fundit të raportit ku theksohet se duke nisur nga viti 2011-të, mbi 1000 sportistë rusë janë të përfshirë në skandalin e dopingut që ishte i mbështetur edhe nga autoritetet shtetërore.

 

Skandalit që shpërtheu në muajin korrik, raporti i McLaren ishtoi detaje të reja duke e përshkruar këtë proçes si një konspiracion institucional ku janë të përfshirë edhe shërbimet sekrete ruse. Sipas tij, ky skandal ishte pjesë e një programi të detajuar, ku sportistët rusë nuk vepronin të vetëm.

 

Ky sistem sipas prof.McLaren dopingu është aplikuar gjatë Lojërave Olimpike të Londrës në 2012, në Botërorin e Atletikës në 2013 në Moskë dhe në Lojërat Olimpike të Sochit në 2014. Gjithnjë sipas këtij raporti, e gjithë kjo lëvizje nga autoritetet u bë për të mbrojtur sportistët të cilët kishin fituar medalje gjatë këtyre evenimenteve.

 

Në 2012, Lojërat Olimpike të Londrës, Rusia fitoi 72 medalje, 21 nga të cilat ishin të arta, ndërsa në Sochi 2014, sportisët rusë fituan 33 medalje, nga të cilat 13 ishin të arta.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0