* * *
“Faji” i pranverës, që shpesh sjell me vete një lodhje të përgjithshme, të shoqëruar nga një ndjenjë nervozizmi dhe ndonjëherë pagjumësi.
Lodhja pranverore
Ditët bëhen më të gjata, temperaturat zbuten, humori përmirësohet, por fiziku gjithnjë e më shpesh është më i lodhur. “Faji” i pranverës, që shpesh sjell me vete një lodhje të përgjithshme, të shoqëruar nga një ndjenjë nervozizmi dhe ndonjëherë pagjumësi. Të gjitha simptomat ekspertët i quajnë “lodhje pranverore” ose “sindroma letargjike”, një sëmundje e lehtë për shkak të kalimit të të ftohtit të dimrit (dhe nga viruset e gripit)të ngrohjes dhe të aktiviteteve në rritje në natyrë. Sipas një studimi nga Observatori FederSalus, që ka përfshirë 75 ekspertë midis tyre psikologë, mjekë që merren me dietat apo dietologë, simptoma e parë (67%) është lodhja kronike, e ndjekur nga një nervozizëm i madh (56%) dhe një kapacitet të pakët përqendrimi (46%). Sipas ekspertëve, luhatjet e vazhdueshme të temperaturave, tipike me fillimin e pranverës dhe lodhjet e akumuluara gjatë dimrit, ndihen pikërisht me ardhjen e sezonit të ri.
Ja atëherë si të hiqni “lodhjen pranverore”, me disa hapa të thjeshtë, duke filluar me tipin e dietës që duhet ndjekur:
1) Pini të paktën 2 litra ujë në ditë: hidratimi i trupit ndihmon për të eliminuar toksinat e grumbulluara gjatë dimrit, ndërsa ndihmon për të përballuar sa më mirë ndryshimet e temperaturave.
2) Evitoni ushqimet me shumë kalori: rrisin ndjenjën e lodhjes, duke e bërë atë më të gjatë dhe tretjen më të vështirë. Janë të preferueshme ushqimet e lehta, por të shpeshta, të pasura me vitamina dhe proteina. Ndër ushqimet që dietologët sugjerojnë si një burim të mirë të mineraleve, për luftuar edhe radikalet e lira, janë lakrat, fasulet, spinaqi dhe bajamet. Për proteinat më shumë i përshtatshëm është peshku sesa mishi, ndërsa si një burim i hekurit bishtajoret janë të shkëlqyera.
3) Angazhohuni me aktivitete fizike, mundësisht jashtë në natyrë: nëse koha e lejon, është e dobishme që të rifilloni gradualisht aktivitetin fizik, duke iu dedikuar 30 minuta në ditë, duke filluar edhe me një shtriqje të lehtë. Që nga momenti që pranvera shoqërohet edhe nga dëshira për të rifituar formën e humbur, dietologët këshillojnë përshtatjen e provës së kohës: të bëni pak sport është gjithmonë e preferueshme për dietat drastike, që nuk do të bënin gjë tjetër veçse do të dobësojnë edhe më tej fizikun tuaj.
4) Akomodoni nevojat e gjumit: fiziku, mbi të gjitha me zgjatjen e ditëve, është i nevojshëm pushimi i duhur, kështu që është mirë që të mos e ekzagjeroni me aktivitetet gjatë ditës dhe gëzohuni pushimeve të shkurtra.
5) Zgjidhni një veshje të përshtatshme: i ngrohti i parë mund të sjellë lodhje edhe për shkak të llojeve të veshjeve që veshim. Gjithmonë është mirë që të visheni me shtresa, në mënyrë që të përballoni më mirë ndryshimet e temperaturës që ndodhin në të njëjtën ditë. Në disa raste ju mund të merrni disa vitamina shtesë, që mund të ndihmojnë për të përballuar më efektivisht fillimin e pranverës. Edhe pse konsumimi i tyre nuk mund të zëvendësojë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ju duhet t’i merrni ato pasi të jeni konsultuar me mjekun tuaj.
* * *
Sëmundjet e enëve të gjakut që furnizojnë zemrën dhe trurit janë shkaqet kryesore të vdekjes. Sipas një studimi të fundit gjumi i pakët mund të rrisë rrezikun e këtyre sëmundjeve.
Hulumtuesit në Universitetin Stanford morën në studim 1,300 individë duke përdorur të dhënat e vdekjeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Indeksi Kombëtar i Vdekjes.
Ata zbuluan se individët të cilët kishin tre ose më shumë faktorë të rrezikut metabolik dhe flinin më pak se gjashtë orë gjumë natën ishin dy herë më shumë të rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru se sa njerëzit që kishin të sëmundje të ngjashme por që flinin më shumë se gjashtë orë. Gjithashtu presioni i lartë i gjakut dhe niveli i sheqerit ishin të lidhura ngushtë me këtë rritjen e rrezikut të vdekjes.
Modifikohet virusi që lufton kancerin
Një ushtar mikroskopik do të luftojë kancerin me ndihmën e gjenetikës. Studiuesit e Universitetit të Gjenevës dhe Bazelit kanë arritur që të modifikojnë një virus për të luftuar kancerin, duke sulmuar qelizat kancerogjene. “Testet e para janë realizuar tek minjtë dhe kanë dhënë rezultate pozitive. Sistemi imunitar i njeriut nuk reagon përballë shumicës së qelizave kancerogjene. Rasti ndryshon kur ai përballet me një virus “, shpjegojnë studiuesit e dy universiteteve në një deklaratë të përbashkët.
Bazuar në këtë aksiomë, shkencëtarët kanë izoluar virusin lymphocytic- koriomeningjitit, një sëmundje virale tek brejtësit. Pasi e bënë këtë virues të padëmshëm, kanë shtuar proteina nga qelizat e kancerit. Kërkuesit në vazhdim kanë vëzhguar se si virusi i injektuar tek minjtë, stimulon sistemin imunitar, që nga ana e tij identifikon si të rrezikshme proteinat e dëmshme e qelizave kancerogjene. Më pas ata prodhojnë limfocitet T, cito-toksike që eliminojnë qelizat e infektuara. Për disa tumore, rezultatet janë shumë të larta, krahasuar me ato të imunoterapisë. Studimi është publikuar në revistën ‘Nature Communications’.
Kujdesi për sytë
Prindërit u thonë shumicës së fëmijëve se nuk duhet të qëndrojnë afër ekranit të televizorit që të mos e rrezikojnë shikimin.
Megjithatë, doli që nuk ka prova se shikimi i televizorit mund ta dëmtojë në mënyrë të përhershme shikimin, por ka shumë gjëra të tjera me të cilat çdo ditë i dëmtojmë sytë tanë, shkruan “Men's Health”.
Nëse përdorni gjatë thjerrëza, atëherë duhet ta ndërroni shpesh kutinë në të cilën i mbani thjerrëzat. Bakteret që mblidhen në kuti mund të mbesin dhe të shumohen në thjerrëzat tuaja, gjë që mund të shkaktojë infeksione në kornenë e syrit, dhimbje të forta, kruarje, ndjeshmëri ndaj dritës dhe shikim të paqartë. Më së miri është që çdo dy ose tre muaj ta ndërroni kutinë, ndërsa preferohet që një herë në javë ta sterilizoni atë duke e zier.
Thjerrëzat kurrsesi nuk duhet t’i vini në kontakt me ujin dhe pështymën. Uji i rubinetit mund të përmbajë ameba dhe baktere që e shkaktojnë sëmundjen e inflamacionit të kornesë, infeksion ky nga i cili mund të verboheni. Pështyma është gjithashtu e mbushur me baktere të cilat shkaktojnë infeksione të rënda.
Edhe pse ndonjëherë është një ndjenjë e mirë, fërkimi i syve mund të çojë në pëlcitje të enëve të gjakut. Pëlcitja e kapilarëve nuk është aq e dëmshme, përveç se sytë tuaj do të jenë të kuq, por fërkimi mund t’i bartë bakteret dhe viruset nga duart në qerpikët dhe qepallat tuaja, gjë që mund të shkaktojë infeksione të syrit. Në vend të fërkimit të syrit, përpiquni ta fërkoni lëkurën rreth syve.
Në ujë gjithsesi duhet të bartni syze për zhytje, sepse uji i njelmët i detit, si dhe uji i pishinës i dëmton sytë. Ashtu si uji i rubinetit, uji nga pishina dhe deti mund të përmbajë organizma të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë skuqje dhe irritim të syve. Veçanërisht i rrezikshëm është uji i pishinës që pastrohet me klor dhe përzihet me djersë dhe urinë.
Në qoftë përdorni shpesh pika për zbardhje të syve, atëherë mund t’i bëni sytë tuaj edhe më të kuq. Pikat i ngushtojnë enët e gjakut në sy për ta zvogëluar qarkullimin e gjakut nëpërmjet tyre. Megjithatë, kur i përdorni ato shumë, sytë tuaj mësohen me to, që është arsyeja se pse keni kundërefekt, përcjell Koha.net. Rekomandohet ta vizitoni mjekun nëse pikat për zbardhje i përdorni çdo ditë më shumë se një ose dy javë.
Hulumtimet tregojnë se njerëzit në mesatare 16 herë gjatë një ore e prekin fytyrën, dhe atë zakonisht rreth syve dhe gojës. Mjekët rekomandojnë që duhet ta shmangim kontaktin e duarve dhe thonjve me sytë për ta ruajtur shikimin dhe shëndetin e syve.
Comments (0 posted)
Post your comment