Home | Life & Style | * * *

* * *

image
“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë. 

 

 

 

 

 

 

iPhone 8

      

Sipas drejtuesit të seksionit të teknologjisë së Forbes Gordon Kelly, i cili ka mundësuar pamje  CAD për produktin falë punës së tij me projektuesin e  Nodus, pamja e telefonit është konfirmuar. Po bien këmbanat. Përfundimet e Kelly tregojnë se telefoni me parametra 5.8 inç do të eliminojë "kufijtë e zhurmshëm", do të përfshijë një aparat fotografik frontal dhe do të zëvendësojë kamerën e pasme të dyfishtë të rradhës të iPhone 7 me një  tjetër vertikalisht të përafërt. Nëse teknologjia nuk është pika juaj e fortë , këto zbulime, në terma të thjeshta, "konfirmojnë" se për lançimin e produktit të përvjetorit të  10-të do t’ja vlejë pritja.

 

Nomofobia

 

Shkencëtarët nga Hong Kongu i kanë habitur të gjithë me zbulimin e fundit. Ata thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re.

Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

 

"Instagram"/ milionerë?!

   

Përdoruesit e Instagram-it me ndjekës nga 50 mijë deri në 200 mijë mund të fitojnë më shumë se 1 mijë dollarë për çdo foto të sponsorizuar që ata postojnë.

Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga “Mediakix”, kjo industri e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.

Në një artikull të fundit të botuar në “The New Yorker” nga Rachel Monroe, ai tregon se takoi dy prej çifteve që aktualisht kanë një numër shumë të madh ndjekësish në Instagram të njohur nën emrin “Ëhere’s My New Office Now” dhe “Do You Travel”, fitimet e të cilëve shkojnë nga 500 deri në 9,000 dollarë për foto.

Çifti Emily King dhe Corey Smith, të njohur me llogarinë e tyre në Instagram “where’s My New Office Now” ka rreth 149,000 ndjekës, numër ky që është gjithmonë në rritje.

Ata mund të fitojnë nga 500 deri në 1,500 dollarë për çdo foto të sponsorizuar. Menjëherë pas postimit të artikullit nga Rachel Monroe në “The Neë Yorker” në fillim të prillit, llogaria e tyre në Instagram u rrit me 7,000 ndjekës.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00