Home | Life & Style | Shëndeti dhe kujdesi

Shëndeti dhe kujdesi

image
Shëndeti i zemrës mund përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

 

 

 

 

Vetitë kuruese të çajit të Xhingerfilit

      

Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, e cila këshillohet të konsumohet e freskët, pluhur ose si erëz.

Një mënyrë e mirë për konsumimin e xhenxhefilit është dhe përgatitja e një çaji të shijshëm duke zierë disa copa prej tij. Xhenxhefilli është një përbërës i zakonshëm në kuzhinën aziatike dhe indiane dhe është përdorur për shekuj me rradhë për vetitë shëruese.

Xhenxhefili mund t’ju japë shumë benefite shëndetësore, duke përfshirë lehtësim nga vjelljet (nauze), problemet e tretjes dhe dhimbjee e tjera të trupit. Xhenxhefili mund t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar acarimin në traktin gastrointestinal .

Gjithashtu, ai ndihmon për të stimuluar pështymën duke lejuar ushqimin dhe lëngjet të lëvizin nëpër traktin e tretjes pa probleme. Në një studim ku morrën pjesë 24 individë të shëndetshëm, të cilët konsumuan 1.2 gram pluhur xhenxhefil para se një vakti, u vu re se dispepsia tek ata njerëz u ul me 50%.

Xhenxhefilli mund të lehtësojë dhimbjet e muskujve me 25%. Xhenxhefilli shërben për të ulur dhimbjen gjatë cikleve menstruale. Redukton inflamacionin. Në një studim ku morrën pjesë 247 persona me osteoartrit, pas konsumimit të xhenxhefilit dhimbjet u reduktuan dhe ilaçet për qetësimin e dhimbjeve ishin më pak të nevojshme.

 

Kujdes zemrën!

 

Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës. Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë.

Shëndeti i zemrës mund përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.

Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat. Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën.

Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër. Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.

Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër. Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës. Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.

Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.

 

Lëngu magjik që pastron organizmin

     

Të gjithë përbërësit që po ju sjellim më poshtë kanë vlera të shkëlqyera për organizmin, por sidomos për funksionet e aparatit tretës. Nuk është e thënë të keni problem serioze për ta përdorur! Vlen edhe për rastet e nevojës për pastrim, sidomos pas pushimeve kur abuzimet janë më të zakonshme...Ju propozojmë recetën e mëposhtme. 

 

Përbërësit e lëngut që ndihmon metabolizmin:

-1 kastravec 

-Një tufë me majdanoz 

-1 limon 

-1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë 

-1 lugë gjelle me lëng Aloe Vera 

-Gjysëm gote me ujë

 

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini së bashku. Prej këtij lëngu do të përfitoni stomak më të sheshtë, metabolizëm të shkëlqyer dhe një trup më të shëndetshëm.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00