Home | Life & Style | * * *

* * *

image
Gjethet e rrushit janë ndër ilaçet më të fuqishme natyrale. Në këto gjethe ka mjaft vitamina C, E, A, K dhe B6, si edhe niacinë, hekur, fibra, riboflavinë, folate, kalcium, magnez, bakër dhe mangan.

 

 

 

 

 

* * *     

 

Gjethet e rrushit janë ndër ilaçet më të fuqishme natyrale.

Në këto gjethe ka mjaft vitamina C, E, A, K dhe B6, si edhe niacinë, hekur, fibra, riboflavinë, folate, kalcium, magnez, bakër dhe mangan.

Këto janë cilësitë më të fuqishme të këtij ilaçi të fuqishëm natyral:

Veti kundër inflamacioneve

Gjethet e rrushit njihen për vetitë kundër inflamacioneve. Inflamacionet kronike mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, si ato të zemrës, disa lloje të kancerit dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Sëmundje tjera që vijnë si rezultat i inflamacioneve janë artriti dhe sëmundjet gastrointestinale, përfshirë edhe sëmundjen e Crohn-it.

Veti kundër mikrobeve

Rrushi si tërësi është burim i mirë me antioksidues, por sipas studimeve del se edhe gjethet e rrushit janë të pasura me veti kundër mikrobeve dhe kanë komponent me antioksidues. Studimi që ishte publikuar në “International Journal of Food Properties” në fillim të vitit 2013 ka krahasuar vetitë prej antioksiduesi në gjethet e mbledhura në muajin maj, gusht dhe shtator. Ishte dëshmuar se ato të mbledhura në muajin shtator kishin më së shumti flavonoide, fenole, të gjitha si antioksidues.

 

Burim për aminoacidet Omega-3

A e keni ditur se ka bimë të pasura me aminoacidet omega 3? Farat çia, farat e lirit, janë në majën e listës për aminoacidet omega 3. Por janë edhe disa perime me gjethe të gjelbër, përfshirë gjethet e rrushit, që depërtojnë në këtë listë.

 

Ilaç natyral për venat e zgjeruara

Një studim i publikuar në mars të vitit 2004, në revistën shkencore “Drugs in R & D”, ka ekzaminuar ekstraktet e gjetheve të rrushit te femrat dhe te meshkujt që vuanin nga venat e zgjeruara. Rezultatet e studimit ishin mjaft premtuese, ku pas gjashtë javësh studimi pacientët që kishin pranuar ekstrakte nga gjethet e rrushit kishin përmirësuar nivelin e oksigjenit kishin përmirësuar qarkullimin e gjakut.

 

Të pasura me kalcium dhe magnez

Gjethet e rrushit po ashtu janë të mbushura me magnez dhe kalcium, bashkë edhe me një numër të madh të mineraleve tjera. Magnezi dhe kalciumi janë të nevojshëm për shëndetin e eshtrave. Ky kombinim i mineraleve luan rol të rëndësishëm në shëndetin e muskujve dhe funksionimin e nervave.

Përdorimet e tjera

Gjethet e rrushit përdoren si çaj kundër diarresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmin, dhimbjet e kokës dhe etheve.

Ju mund t’i thani vetë gjethet e rrushit duke i lënë ato në diell. Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara do të mjaftojnë për një kupë çaji.

Kujdes: Lajini gjethet e rrushit me ujë të bollshëm përpara përdorimit apo tharjes. Nëse keni blerë gjethe rrushi të paketuara, përpara përdorimit shpërlajini mirë për të hequr natriumin e tepërt.

 

* * *

Meditimi është gjë e mirë për mendjen, por gjithashtu edhe gjë e shëndetshme për zemrën.

Hulumtimet e fundit shkencore tregojnë se meditimi i zvogëlon faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Veç kësaj, në mënyrë ndoshta aspak befasuese, ata kanë zbuluar edhe një ndërlidhje mes meditimit dhe niveleve të vogla të stresit, shqetësimit dhe depresionit, e kjo ka ndikuar në përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Nëse jeni duhanpirës, meditimi mund t’ju ndihmojë ta lini duhanin – rrjedhimisht edhe i zvogëlon rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se meditimi e ulë shtypjen e gjakut, e të gjithë e dimë se shtypja e lartë e gjakut mund të përshkallëzohet në sulm të zemrës.

Shumica e njerëzve e përdorin xhenxhefilin në rast të ndonjë ftohje apo gripi, kjo pasi përbërësit që ndodhen në xhenxhefil ndihmojnë lehtësimin e këtyre virozëve në mënyrë natyrale.

 

Çaj xhenxhefili

 

Kjo mund të jetë mënyra më e lehtë për të përdorur xhenxhefilin për të lehtësuarkollën dhe për të kaluar më lehtë ftohjen. Ju duhen 10 gramë të xhenxhefilit të cilin duhet ta preni në copëza të vogla.

 

Vendosni ato në ujë (në sasinë prej një filxhani) dhe lëreni të ziejë. Më pas lëreni të ftohet dhe konsumoni atë të paktën dy herë në ditë. Kjo recetë është e preferueshme edhe për fëmijë.

Xhenxhefilin përdoreni në dietën tuaj të përditshme dhe do t’u japë shumë përfitime shëndetësore.

Xhenxhefil, lëng limoni dhe mjaltë

Ky është një kombinim shumë i fuqishëm. Ju duhet 3 pjesë të xhenxhefilit të freskët, që janë të prera me kujdes.

Në një tenxhere, vendosni copat, gjysmë filxhani lëng limoni, 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy filxhanë ujë të valuar. Përzieni mirë dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Përzieni më pas, dhe përdoreni këtë pije për të lehtësuar ftohjen.

Xhenxhefili dhe kanella

Kanella ka aftësi antibakteriale që u ndihmon të luftoni viruset në trupin tuaj. Poashtu, ndihmon dhe qetëson dhimbjet e fytit, ashtu si edhe dezinfekton atë duke lehtësuar kështu simptomat e një ftohje të zakonshme në stinën e dimrit.

Përzieni gjysmë luge çaji kanellë me xhenxhefil dhe çaj me limon e mjaltë. Përzienimirë dhe konsumojeni atë sipas dëshirës. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00