Home | Life & Style | Për shëndetin...

Për shëndetin...

image
Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura...

 

 

 

 

 

Vetitë shëruese të kamomilit

      

Kamomili është bimë barishtore e cila rritet në livadhe dhe ka një aromë të këndshme.

Kamomili është përdorur si ilaç për mijra vjet më parë për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimjet e barkut.

Disa hulmutime tregojnë se kamomili ndihmon fëmijët për dhimbjet e barkut,  ndihmon në qetësimin e acarimit të lëkurës.

Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sitemin imunitar për luftimin e bakterieve. Gjithashtu ka veti antioksidante dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, ndërsa në anën tjetër mund edhe ta ngrejë atë në rast të hipoglikemisë.

 

Kundër stresit

     

Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura.

Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë, transmeton Klan Kosova.

Portokallet

Vitamina C që gjendet në portokallet dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë.

Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.

Bananet

Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë.

Mbani bananet, të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.

Karrotat

Nga stresi ndonjëherë nofulla shtrëngohet dhe prandaj është një ide e mirë që të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve.  Ideja më e mirë është karrota.

Bajamet

Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar, bajamet gjithashtu përmbajnë vitaminë B që mund të ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.

Spinaqi

Spinaqi përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.

 

* * *      

 

Studimi që vjen nga Universiteti i Queensland është akoma në fazë eksperimentale, por ka eliminuar efektet anësore që e bënin oksitocinën të pa aplikueshme tek njeriu.

Një version i ri i të ashtuquajturit “ hormoni i dashurisë”, është krijuar në laborator me qëllimin që të kurojë patologjitë e lidhura me ankthin dhe skizofreninë. Lajmi vjen nga revista shkencore Shkencë Signaling dhe bëhet fjalë për një molekulë sintetike shumë e ngjashme me oksitocinën, hormoni që prodhohet nga gratë shtatzëna për shkak të dhimbjeve të lindjes. Por po të përdoret doza të larta, si efekt anësor shkakton probleme kardiovaskulare dhe thyerje të murit të mitrës.

“Aspekti negativ i oksitoncinës, është sepse aktivizon një numër të lartë receptorësh, dhe disa prej tyre mund të sjellin efekte anësore të pa dëshiruara,” thotë doktor Markus Muttenthaler i universitetit të Queensland, që ka drejtuar studimin. Grupi i studiuesve ka testuar oksitocinën sintetike tek minjtë, duke mos treguar asnjë anomali kardiake, apo kontraktim të muskulaturës së mitrës.

“Kjo tregon një siguri të madhe për nënën dhe fëmijën”, ka komentuar profesor Muttenthaler. Për aftësinë e saj për të promovuar sjelljen që synon socializimin, hormoni sugjerohet në kushte ankthi, depresioni, anoreke dhe skizofrenie, por deri tani efektet anësore e bënin praktikisht të pa aplikueshme. “Përbërja e re që kemi zhvilluar është e fortë njësoj si oksitocina, duke ulur rrezikshmërinë e efekteve anësore”, ka përfunduar Muttenthaler.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00