Home | Life & Style | Të ushqehemi shëndetshëm

Të ushqehemi shëndetshëm

image
Ajo rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për  përpunimin e informacionit, pastron sinuset, vepron si një element i fortë kundër depresionit dhe  rrit sistemin...

 

 

 

 

 

 

 

 Kripa e Himalajës

 

Më pak krip më shumë shëndet. Kripa e Himalajës është ndryshe nga kripa e zakonshme që ne përdorim në kuzhinë.

Kjo kripë është e pasur me kripra minerale. Kripa e Himalajës përdorët nga shefat e kuzhinës dhe ekspertët e kuzhinës njësoj si kripa e gjellës. e cila  është e vetmja kripë që ka strukturë të përkryer kristalore.

Kur nxirret nga guri, ajo është e njëjtë me atë që është depozituar në mal para mijëra vjetësh.  Është jashtëzakonisht e përshtatshme për njerëzit që ndjekin një dietë të shëndetshme dhe për atletët.

Ndryshe nga kripa e detit nevojitet shumë më pak sasi e kripës minerale, për shkak të aromës së fortë dhe pastërtisë së saj. Disa hulmutues kanë dalë në përfundimin se kripa e Himalajes së bashku me lëngun e limonit ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës. Kjo kripë përmban 84 elementë të cilat ndihmojnë për rritjen e nivelit të hormonit të lumturisë dhe forcojnë sistemin nervor.

Gjithashtu rregullon nivelin e sheqerit në gjak, rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për  përpunimin e informacionit, pastron sinuset, vepron si një element i fortë kundër depresionit dhe  rrit sistemin imunitar.

 

 

* * *


Zgjedhja e këtyre ushqimeve do t’ju ndihmojnë të dukeni dhe të ndiheni me plot energji.

-Salmoni

-Qumështi

-Farat Chia

-Kimchi (pjatë koreane me perime të fermentuara)

-Mjedra

-Boronica

-Vezët

-Avokado

-Qepët e kuqe

-Zog pule

-Bajame

-Spinaq

-Karota

-Shafrani i Indisë

-Shalqi

-Molla

-Kale (Barishte me vlera të mëdha shëndetësore)

-Kanellë

-Mjaltë

-Vaji i ullirit

-Hudhra

-Mishi i kuq

 

-Spirulina (Algë e gjelbër e njohur ndryshe si ushqimi më i pasur në botë. Ka 2300% më shumë hekur se sa spinaqi. Rritet në liqenet alkaline të Amerikës Qendrore dhe Jugore)

-Rrushi

-Brokoli

-Farat e kungullit

-Panxhari

-Xhenxhefili

-Speci i kuq

 

 

Shpikja më e re që zbulon sëmundjet e zemrës

      

Shkencëtarët po zhvillojnë një furçë dhëmbësh që mund të japë një paralajmërim të hershëm të problemeve potencialisht vdekjeprurëse të zemrës.

Studiuesit spanjollë po hulumtojnë nëse një “smartbrush” mund të zbulojë ndryshimet në pështymë me saktësi të tillë që mund të paralajmërojë shenja të sëmundjeve kardiake.

Më specifikisht, ata shpresojnë se pajisjet mund të përdoren për të gjurmuar ata që rrezikojnë nga dështimi i zemrës, gjë që ndodh kur zemra nuk e pompon gjakun në trup ashtu siç duhet.

Kjo ndodh më së shpeshti kur muskujt janë të dëmtuar, për shembull pas një sulmi në zemër, dhe shpesh lidhet me rritjen e nivelit të lëngjeve në inde.

Tani, kardiologët po hulumtojnë nëse kontrollet e përditshme të pështymës, duke përdorur një furçë dhëmbësh të projektuar posaçërisht për këtë, mund të përdoren për të monitoruar shenjat që mund të tregojnë rreziqe.

Mjekët thanë se kontrollet e përditshme mund t’u lejonin pacientëve të mbanin nën kontroll shëndetin e tyre.

Studiesti nga Spitali Universitar Ramon y Cajal de Madrid, thanë se duke përdorur “furça dhëmbësh smart” për të matur shenjat jetësore, pacientët mund të monitoroheshin me shumë kujdes, pa shqetësime në rutinat e tyre të përditshme.

Ata po shqyrtojnë se sa me saktësi pajisjet mund të kontrollojnë nivelet e oksigjenit të gjakut, presionin e gjakut, si dhe parametrat biologjikë siç janë nivelet e natriumit, të cilat tregojnë nivelet e lëngjeve.

Mjekët e zemrës thanë se smartbrush ishte ende në fazën e projektimit, por ata ishin optimistë se pështyma mund të luante një rol të rëndësishëm në monitorimin e përditshëm të sëmundjeve kardiake.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00