Home | Life & Style | Çaji i Hudhrës

Çaji i Hudhrës

image
Çaji i hudhrës është një instrument ideal për të marrë prej saj përfitimet maksimale.

 

 

 

 

 

 

 

Hudhra ka një vend të pazëvëndësueshëm në kuzhinën shqiptare. Ajo përdoret gjërësisht në salca, supa dhe gatime të tjera.

Hudhra ka fituar një vëmendje të madhe në përdorimet kundër infeksioneve, kolesterolit, tensionit të gjakut dhe mbrojtjes së përgjithshme që i ofron organizmit.

Gjithsesi, hudhra i ofron këto përfitime kur konsumohet pa e tepruar. Çaji i hudhrës është një instrument ideal për të marrë prej saj përfitimet maksimale.

 

Hudhra për pastrimin e organizmit

Ekspertët tregojnë se hudhra është përdorur prej shekujsh për të disinfektuar plagët, apo edhe për të trajtuar sëmundjet e mushkërive, sidomos në rastet kur shfrytëzohet avulli i çajit të saj.

Çaji i hudhrës dhe ekstraktet vajore parandalojnë zhvillimin e shumë baktereve, viruseve dhe mykut, apo baktereve si E. Coli, stafilokoku dhe streptokoku.

Efikasiteti i hudhrës vjen si pasojë e alicinës, një element që çlirohet kur hudhra shtypet, pritet ose kafshohet sapo qërohet.

 

Shëndeti i zemrës dhe tensioni i gjakut

Çaji i hudhrës mbron shëndetin e zemrës dhe lehtëson funksionimin e saj.

Një studim i fundit zbuloi se meshkujt që morrën pjesë në studim dhe që vuanin nga kolesteroli, arritën të ulnin nivelet e tij me 6-7 përqind, falë ekstraktit të hudhrës.

Ekstrakti në fjalë ulte tensionin e gjakut me 5.5 përqind. Pirja e çajit të hudhrës mendohet të ketë të njëjtin ndikim.

 

Mos e teproni me hudhrën

Hudhra përmban antioksidantë të fuqishëm përfshirë alicinën, një përbërës të cilit i atribuohen shumica e vlerave të hudhrës.

Sipas të dhënave, të cilave u referohet AgroWeb.org, hudhra mund të përdoret kundër disa problemeve shëndetësore siç janë infeksionet dhe hepatiti, por nëse përdoret pa kriter, disa përbërës të saj mund të shkaktojnë dëme në mëlçi dhe veshka.

 

Si të përgatisni çajin e hudhrës

 

Disa lloje të çajit të hudhrës kanë si elementë përbërës mjaltin dhe limonin.

Përgatitja e çajit të hudhrës kërkon tre thelbinj hudhër të qëruar dhe të copëtuar për të çliruar alicinën.

Zieni një filxhan me ujë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Shtoni thelbinjtë e hudhrës dhe lërini të qëndrojnë për pak minuta. Nëse preferoni shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Alicina çaktivizohet gjatë gatimit, por nëse hudhrën e copëtoni dhe e lejoni të qëndrojë për 10 minuta përpara ekspozimit në temperatura të larta, alicina do të qëndrojë e paprekur./AgroWeb.org

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00